Rama: Lajmet se s’ka turistë, sulm i organizuar për të dëmtuar turizmin

Një sulm i organizuar po kryhet për të dëmtuar turizmin shqiptar në vend. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhje me të 61 kryebashkiakët në vend. Sipas kreut të qeverisë janë hapur profile false në rrjetet sociale që komentojnë kundër turizmit në Shqipëri dhe publikojnë lajme të rreme sikur në vendin tonë nuk ka turistë.

“Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe për këto sulme” u shpreh Rama, ndërsa shtoi se shifrat në raportet e Komisionit Evropian të Udhëtimeve e rendisin Shqipërinë të parën për rritjen e flukseve turistike për 2024 me një rritje prej 86 % më shumë se vjet.

“Këtu janë të pranishëm  edhe bashkitë kryesore të truizmit por edhe të tjerë që po rrisin flukset e tyre turistike për të shkuar përtej detit dhe eksploruar pika që deri dje nuk mund të imagjinoheshin me turistë, është e rëndësishme që sot të jeni të vetëdijshëm që ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Kam folur me kryetrarë e bashkive detare, të gjithë janë të skandalizuar nga shumë video lajme e komente të rreme të manipuluar të bëra me qëllime duan të thonë se këtu s’ka ardhur njeri. Nuk është ky preukupimi kryesor që të merrni me atë aq janë pjesë e këtij sulmi të organizuar që vijnë nga disa anë, sistemimet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe për këtë, flasim për sigurinë kibernetike, shumë profile false që përdoren për këtë sulm. Kjo vlen për të kuptuar që ajo që vjet ishte një çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botë erdhi dhe me sfida të reja, sfida që janë komplekse që kanë të bëjnë me të gjithë elementet. Sivjet para pak ditësh KE i udhëtimeve nxori një klasifikim dhe Shqipëria është në vendin e parë , me 86 % rritje të fluksit të turisteve”, tha Rama.

Duke iu referuar lajmeve për “braktisjen” e turizmit të shqiptarëve të Kosovës në vendin tonë, Rama tha se vetëm në 6 muajt e parë të 2024 kanë ardhur 25 % më shumë se vjet ose 1.7 milionë qytetarë nga Kosova.

“Pjesë e këtij sulmi është dhe një përpjeke shumë e ulët për të dhënat se shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë që fakti nga janari-qershor janë 1.7 milionë hyrje të qytetarëve të Kosovës ose 25 % më shumë se vjet. Këtë vit shtetasit italianë deri në qershor kanë ardhur 57 % më shumë se vjet. Turistët turq janë 61 % më shumë dhe polakët me 74 % më shumë që janë të parët që kanë ardhur në Shqipëri. Aeroporti i Tiranës në pamundësi për të dhënë leje për çarter së nuk ka vend në 24 orë. Për të ulur çartera në Rinas duhet të prenotosh 3 ditë para”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

19 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

19 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

19 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

19 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

19 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

19 hours ago

This website uses cookies.