Rama: Lamtumirë At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë

491996225_1229297151899277_3155033455161940427_n-696x392

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Francesku.

Rama ndërpreu takimin që po zhvillonte me gratë e vajzat e Kavajës, teksa mori vesh lajmin e hidhur.

Rama tha se me Papën ka pasur një raport personal dhe shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e Atit të Shenjtë.

“Unë kam pasur një raport personal me të, më çonte vazhdimisht mesazh me arqipeshkvin dhe më vjen jashtëzakonisht keq. Ai zgjodhi ta vizitojë Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit, pasi u bë Papë. Në Shqipëri kaloi ditë që e konsideroi të paharrueshme. Tha që Shqipëria kishte vëllazëri fetare., Ishte Papë ndryshe nga të tjerët, kam mirëkuptimin tuaj ta nderojmë me një minutë heshtje”, theksoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.