Rama: Lehtësi për pajisjen me pasaportë të talenteve në sport të lindur jashtë vendit

Ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, u krijojnë mundësinë talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje këto ndryshime në ligj të propozuara nga qeveria.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për shtetësinë” u miratua mbrëmë në Kuvend me 95 vota pro dhe 1 kundër.

Edhe më herët, Federata Shqiptare e Futbollit kishte kërkuar ndërhyrjen në ligj për të mundësuar marrjen e pasaportave për sportistët e rinj.

Gjithashtu përmes amendimeve të tjera, përjashtohen nga testimi i njohurive të gjuhës shqipe dhe historisë së Shqipërisë, aplikantët për shtetësi me natyralizim, të cilët vijnë nga shtetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.

Një tjetër ndryshim ka të bëjë me shtetasit me status refugjati që e kanë të vështirë të nxjerrin vërtetime nga vendi i tyre për shkak të rrethanave ku ndodhen dhe kërkojnë të fitojnë të drejtën për t’u pajisur me pasaportë shqiptare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

7 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

7 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

7 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

9 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

9 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

10 hours ago

This website uses cookies.