Categories: LajmePolitikë

Rama: Marrëveshja me Italinë, jo për interes. Po të ishim në BE, kampi s’do cilësohej si “Guantanamo”

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk ka asnjë interes dhe asnjë përfitim nga Italia lidhur me marrëveshjen që kanë lidhur për emigrantët. Në një konferencë për shtyp nga Shëngjini së bashku me homologen e tij italiane Meloni, Rama tha se kjo ishte një marrëveshje zemre dhe një miqësie strategjike mes dy vendeve për të gjithë historinë që ato ndajnë.

Lidhur me ekonominë lokale ku janë ngritur kampet e emigrantëve, Rama tha që nuk janë bërë kalkulime të tilla, pasi marrëveshje ishte njerëzore në radhë të parë.

“Ne e kemi në traditën tonë dhe ADN të shkruar që “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut dhe kur dera troket ti duhet ta hapësh. Këtu nuk kalkuluam ndonjë inertes dhe as çfarë do përfitojmë nga pikëpamja ekonomike, përkundrazi ne po paguajmë për qëndrimin e afganëve me shpenzimet tona. Ne nuk kemi kërkuar asnjë euro pasi në të kundër ne nuk do të ishim ne. Çfarë do fitojë ekonomia lokale këtu nga kjo marrëveshje ku këto njerëz do ushqehen ne nuk e kemi bërë këtë kalkulim. Ne e kemi dhënë disponibilitetin e shtëpisë tonë dhe gjithçka menaxhohet nga pala italiane. Kjo është një marrëveshje zemre dhe përgjegjësie në raport me një miqësi strategjike”, tha Rama.

Kryeministri tha se e gjithë balta që hidhet për këtë marrëveshje dhe zhurma që krijohet ndodh për faktin që kjo u bë me një vend që nuk është pjesë e BE-së, pasi në të kundërt kampet nuk do të cilësohet si “Guantanamo”

Rama tha se BE ka një legjislacion të veçantë për trajtimin e  emigrantëve dhe rishpërndarjes së tyre, por që nuk ka funksionuar deri më tani dhe se këtë ndihmë që duhet ta bënte BE e bëri Shqipëria.

“Kjo marrëveshje ka interes të veçantë për vetë Gjermaninë, ne nuk jemi një vend i BE por një vend evropian dhe nuk është faji jonë harta aktuale e BE. BE është realiteti gjeopolitik në historinë e hartave që ka dy kufij, një të jashtëm dhe një të brendshëm. Ne po sillemi siç duhet të sillen të gjitha vendet e BE që kanë një legjislacion të veçantë se si duhet të trajtohen emigrantët dhe rishpërndarja do të thotë se të gjitha vendet marrin barrën e tyre për të administruar këtë fluks njerëzish. Kjo nuk ka funksionuar ndërkohë që kjo qendra këtu bën zhurmë të madhe vetëm për faktin që nuk jemi në BE se po të ishte ndërtuar në një vend të BE konsiderohet normal kurse këtu konsiderohet Guantanamo”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

6 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

6 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

6 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

6 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

6 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

22 hours ago

This website uses cookies.