Rama mbërrin në Paris: Moment historik, forcon miqësinë tonë me Francën

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama kanë mbërritur në Paris, për një vizitë zyrtare, ku do të priten me ceremoni shtetërore nga presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron).

Rama e ka cilësuar këtë vizitë si moment historik i politikës së jashtme shqiptare, ndërsa thotë se kjo do të forcojë edhe më shumë miqësinë mes Shqipërisë dhe Francws.

“Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën”, shkruan Rama në facebook.

Kryeministri Edi Rama nisi sot (11 prill) një vizitë zyrtare dyditore në Paris me ftesë të presidentit francez Makron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Të premten 12 prill do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes ku kryeministri Rama do të pritet nga Macron në Pallatin Elysee.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.