Rama mbledh drejtuesit politikë, mbledhja në prag të seancës plenare të së enjtes
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbledhë sot (21 shkurt) në selinë e partisë drejtuesit politikë të qarqeve, ndërsa mësohet se anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të jenë në komunikim virtual me mbledhjen në Tiranë.
Mbledhja është parashikuar të nisë sot rreth orës 17.30 pasdite.
Kjo është mbledhja e parë pas Asamblesë që u zhvillua 10 ditë më parë dhe mendohet se i paraprin takimit tjetër që PS do të mbajë në muajin mars në Durrës me qellim riorganizimin politik të partisë.
Mbledhja e sotme e Ramës zhvillohet një ditë pas protestës së një pjese të opozitës dhe në prag të seancës plenare ku në rend dite janë përfshirë Amnistia Penale dhe marrëveshja me Italinë për migrantët.