Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politik të qarqeve

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të martë (19 mars) drejtuesit politik të qarqeve.
Takimi po mbahet në ambientet e selisë rozë, ndërsa mësohet se në fokus të diskutimeve do të jetë rigjenerimi i Partisë Socialiste për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme zgjedhore, si dhe procesi i anëtarësimit të të rinjve pranë kësaj force politike.
Mbledhja e sotme, vjen pak ditë pas Asamblesë së Partisë Socialiste.