Categories: LajmePolitikë

Rama mbledh në selinë rozë kryesinë e PS. Gazetarja e RTSH-së zbulon detajet

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kreu i Partisë Socialiste, ka mbledhur në selinë rozë Kryesinë e partisë.

Mësohet se në këtë takim po marrin pjesë edhe drejtuesit e qarqeve, ndërsa në fokus të diskutimeve është organizimi i partisë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, gazetarja Denada Shkodrani ka zbuluar detaje në lidhje me qëllimin e kësaj mbledhje që po zhvillohet në selinë rozë të PS-së.

Takimi mësohet se lidhet me organizimin e brendshëm të partisë, pasi në pranverë PS-ja të zhvillojë zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese.

Ky proces do të fillojë me zgjidhjen e drejtuesve në strukturat lokale në të gjithë vendin, për t’u përmbyllur më pas me zgjedhjen e Kryesisë së re të PS-së. Është një punë që PS e zhvillon sistematikisht gjatë këtyre viteve përgjatë gjithë kohës së qëndrimin të saj në pushtet… i shërben jo vetëm zgjedhjeve të ardhshme, por edhe trajtimit të gjithë problematikave që vihen re nga qytetarët,” u shpreh gazetarja Shkodrani.

Ndër të tjera, zbulohet se në këtë takim përveç anëtarëve të Kryesisë së PS-së marrin pjesë edhe disa ministra të kabinetit qeveritar, si Taulant Balla, Arbjan Mazniku, Albana Koçiu, Ogerta Manastirliu, si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

30 minutes ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

34 minutes ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

2 hours ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

2 hours ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

2 hours ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

3 hours ago

This website uses cookies.