Rama mbledh qeverinë në Dajt. Në fokus direktivat për sesionin e ri politik dhe vitin elektoral

Mbyllen pushimet, nis sesioni i ri politik. Prej orës 10.00 të kësaj të diele në vilën qeveritare në Dajt, kryeministri Edi Rama ka thirrur qeverinë në një mbledhje me dyer të mbyllura, ku pritet që të japë direktivat e reja për sesionin e ri politik që pritet të jetë “i nxehtë” në diskutime.

Gazetarja e RTSH Rugova Dushnica, e cila po ndjek nga afër zhvillimin e kësaj mbledhje, bëri me dije se tashmë kanë mbërritur të gjithë ministrat, anëtarët e grupit të PS, kryetarja e kuvendit dhe drejtorë të institucioneve të ndryshme të thirrur nga kryeministri.

Mbledhja nisi me prezantimin e punës, progresit dhe objektivave të arritura deri më tani nga ministritë dhe dikasteret e ndryshme të qeverisë dhe më pas do të jetë kryeministri Rama që do të mbajë fjalën e tij duke dhënë direktivat e reja jo vetëm për sesionin e ri politik dhe qëndrimin që do mbahet në parlament që nis më 2 shtator, por në fokus do jenë edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Mazhoranca po përgatitet për një vit elektoral që do pasojë zgjedhjet e përgjithshme të 2025, ku kjo qeveri synon të marrë mandatin e 4-të.

Mbledhja do të vijojë deri në orën 18.00, ndërsa pjesë e diskutimit do të jenë edhe direktivat që do jepen për emërimet e reja të ndryshimeve në qeveri që u bënë në fund të muajit korrik.

“Ndryshimet në qeveri dhe emërimet e reja do të marrin direktivat për ministritë që drejtojnë por edhe qasjen që duhet të kenë në Kuvend”, tha gazetarja Dushnica.

Shtatori pritet të jetë një muaj intensiv pune për socialistët. Më 8 shtator do të zhvillohet edhe Asambleja e PS, ku pritet riorganizim në kupolën e strukturave drejtuese të partisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.