Lajme

Rama mbledh sot qeverinë! Më 2 shtator rinis Parlamenti, çfarë pritet të ndodhë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një analizë pune me kabinetin qeveritar, të zgjedhurit e pushtetit vendor si dhe drejtuesit e organeve të varësisë, përpara nisjes së sezonit të ri politik.

Sipas burimeve, mbledhja do të zhvillohet te vila qeveritare në Dajt, duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Në fokus të këtij takimi do të jetë shqyrtimi i punës së bërë si dhe vendosjen e objektivave për muajt në vazhdim.

Secili prej ministrave do të prezantojë objektivat e punës për sezonin e ri në dikasterin që mbulon.

Prej mazhorancës kjo mbledhje konsiderohet një hap i rëndësishëm për të adresuar strategjitë dhe prioritetet e ardhshme si dhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron.

Kujtojmë se një ditë më pas, në 2 shtator nis jeta parlamentare, siç parashikon Kushtetuta në nenin 74 të saj.

Të hënën është parashikuar të mbahet konferenca e kryetarëve për të përcaktuar kalendarin e punës.

Mesa duket muaj shtator do të jetë shumë aktiv për mazhorancën dhe Partinë Socialiste, që sikurse është bërë e ditur në 8 Shtator do të zhvillohet Asambleja e partisë, ku pritet riorganizim në kupolën e strukturave drejtuese të partisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Qarkullonte me armë në Shkodër – “Shqiponjat” arrestojnë 44-vjeçarin, pistoleta dërgohet për ekspertim në laborator

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë në  Shkodër, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari…

10 minutes ago

Kolonia e piktorëve në Lezhë, 23 artistë hedhin në telajo përmes penelit, bukuritë e këtij rajoni

Bukuritë natyrore të rajonit të Lezhës u hodhën në telajo përmes penelit të 23 piktorëve…

26 minutes ago

Negociatat për armëpushim- I dërguari i Trump, Witkoff takohet sot me Putin

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka udhëtuar…

29 minutes ago

Mbështetja për Ukrainën-  Përfaqësuesit e 50 vendeve takohen në Bruksel

Në Bruksel, përfaqësuesit e rreth 50 shteteve janë mbledhur për një takim të Grupit të…

30 minutes ago

Liverpuli i ofron 400.000 mijë euro në javë, Salah “mbret” i Anfield deri në 2027-ën

Historia e Salah në “Anfield Road” vazhdon. “Mbreti egjiptian” i Liverpulit ka rinovuar ditën e…

33 minutes ago

“Abissnet Superiore” në RTSH: Java e 34-t luhet të shtunën në orën 15:30

Kampionati “Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, teksa kanë mbetur vetëm…

35 minutes ago

This website uses cookies.