Rama: Me BE-në është ‘martesë’ e vështirë, shpresojmë të mos biem në depresion  

rama ok

rama ok

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar raportin e Shqipërisë me atë të Bashkimit Evropian si një martesë të vështirë. Duke folur në “Global Gateëay Forum 2023”, i cili po zhvillohet në Bruksel, Rama theksoi se vendi është duke u përgatitur për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

Sipas Ramës, për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian “duhet të kesh nerva mjaft të forta, duhet të jesh mjaft i përgatitur për të mos ta lënë të të zërë depresioni para se të të zërë BE-ja

Ndërkohë, është dashuri e ashpër. Është një rrugë që duhet ta përshkosh e ku merr mësime dhe ku për shkak të zhgënjimit, ndonjëherë mendon se ka rrugë të lehta në drejtime të tjera, por më duhet të them që në asnjë drejtim tjetër nuk do të gjesh një mik e një aleat që është i fortë e që kurrë, asnjëherë nuk do të të sulmojë.

E që kurrë, asnjëherë nuk do sulmojë askënd e që gjithmonë do të përpiqet të ndihmojë gjithkënd e ky është Bashkimi Europian”, u shpreh Rama

Kryeministri e konsideroi procesin e integrimit në Bashkimin Evropian si martesën më të vështirë por që sipas tij ia vlen të kërkohet.

…na besoni, kjo mund të jetë martesa më e vështirë për tu bërë, por e vetmja martesë që ia vlen të kërkohet.

Po ju them dhe nga përvoja ime personale. Unë kam pasur disa dështime në martesë, por pasi gjeta atë të duhurën dhe duke qenë i lumtur me të, unë besoj gjithmonë që kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë e të tjerët kur më së fundi të martohen me Bashkimin Europian”, theksoi Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.