Rama me përfaqësues të biznesit: Rishikim tërësor i procedurave administrative dhe shkurtim i hallkave burokratike

c7e3fd05181046ea9689e8cf1144d761

c7e3fd05181046ea9689e8cf1144d761

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të biznesit për prezantimin e nismës së qeverisë për shkurtimin e nismave burokratike, u shpreh se heqja e barrierave dhe hapja e sa më shumë kanaleve për bashkëveprim, është domosdoshmëri e vazhdueshme.

Rama bëri me dije se pasditen e sotme do të shpërndahen pyetësor për sipërmarrjet për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve.

Do i japim sipërmarrjeve një pyetësor, por përtej kësaj, ne do mirëprismin çdo sugjerim nga ju, bazuar në eksperiencën tuaj.

Heqja e barrierave dhe hapja e sa më shumë kanaleve të frymëmarrjes të organizmit të shoqërisë sonë që lidh bashkë biznesin me shtetin, si dy palë që duhet të ndërveprojnë në funksion të interesit privat dhe publik, është domosdoshmëri e vazhdueshme dhe një proces që ka vend për përmirësim.

Në këtë fazë duke pasur parasysh se tanimë janë bërë disa vite që është ecur përpara mbi bazën e një lehtësimi të bërë më parë, është koha për të riparë të gjithë proceset dhe për të bërë një lehtësim tjetër.

Ne po bëjmë punën tonë brenda institucioneve, por në fund të ditës kjo është një punë që bëhet për sipërmarrjen dhe për lehtësinë e të bërit biznes në Shqipëri”, tha Rama teksa theksoi se duhen identifikuar hallkat burokratike dhe eleminuar ngarkesën në procedurat administrative.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.