Rama me përfaqësuesen e TikTok: Vendosëm piketa bashkëpunimi për të siguruar rihapjen e platformës

Rama me përfaqësuesen e TikTok

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të martë (21 janar) me përfaqësuesen e platformës sociale TikTok me të cilën ka ndarë shqetësimet që çuan qeverinë për vendimin për mbylljen e përkofshme të kësaj platforme në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama bën me dije se së bashku me kreun e Marrëdhënieve me qeveritë dhe politikën publike të TikTok për Europën, ka vendosur piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim për të siguruar rihapjen e platformës në një kohë të arsyeshme.

Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se qeveria vendosi në dhjetor të 2024-ës për mbylljen e platformës TikTok në muajin janar, si masë sigurie për frenimin e dhunës në shkolla, ndonëse ky rrjet social vijon të jetë ende i hapur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.