Categories: LajmePolitikë

Rama me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik: 2023, vit i mirë për Shqipërinë. Investime të reja në 2024

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin tradicional të fundvitit me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri. Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i qeverisë shqiptare listoi arritjet e vendit për vitin që po lëmë pas, duke e konsideruar 2023 një vit të suksesshëm.

“Ka qenë sidoqoftë, një vit i mirë për Shqipërinë dhe dua t’ju falënderoj të gjithëve, që keni qenë bashkudhëtarë të mirë në këtë rrugëtim shprese, ambiciesh dhe pune të madhe për ta transformuar këtë vend në Europën e Ballkanit. Nuk mund të jem më krenar se kaq për miqësinë që kemi ushqyer dhe forcuar në këtë rrugë dhe nuk i falënderoj dot mjaftueshëm miqtë tanë të Bashkimit Europian për mbështetjen gjithnjë e më të fortë që po marrim prej tyre. Deri jo shumë kohë më parë ky ndryshim qasjeje i tyre ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi do të kishte qenë i paimagjinueshëm. Kjo për ne vlen sa bota, por ne nuk e marrim aspak lehtë, po e çmojmë me të gjithë barrën e përgjegjësive që rriten në çdo hap që na afron”, tha Rama.

Por viti 2024, sipas kryeministrit do të jetë akoma më mirë. Rama përmendi disa nga projektet që synohen të realizohen për vitin në vijim, duke u ndalur te investimet e reja në infrastrukturë dhe energjetikë.

Bumi turistik do të ndiqet në vitin 2024 nga një histori shumë më e madhe suksesi, që do të çelë kapitullin e ri të mbi 10 milionë turistëve. Viti 2024 do të hyjë si viti me borxhin më të ulët publik qëkurse morëm detyrën dhe do të ketë të ardhurat më të larta. Paga mesatare në sektorin publik do të rritet me një nivel rekord, 900 euro, e ndjekur nga një rritje tjetër domethënëse e pagave në sektorin privat dhe ulje e mëtejshme e papunësisë, që do të bjerë nën 10%.

Do të nisin projekte të reja e të mëdha në infrastrukturë dhe energjetikë, nga segmentet e reja të Korridorit Blu, te thirrja për tenderin ndërkombëtar të Portit të Durrësit, një risi e madhe transformuese për të gjithë rajonin. Nga gazsjellësi i ri që do të lidhë termocentralin e rinovuar të Vlorës tek impiantet e reja të energjisë diellore dhe të erës. Le të shpresojmë që më në fund, pas viteve të një pune të gjatë dhe një durimi edhe më të gjatë, këtë vit që vjen do të marrim lajmin e madh që të gjithë po presim nga eksplorimet në Shpirag dhe që më në fund, tregtarët botërisht të njohur holandezë, të flasin e të mos vazhdojnë ta mbajnë për vete sekretin e zbulimit të madh”, theksoi Rama.

Kreu i ekzekutivit u ndal edhe te lufta në Gaza, teksa theksoi edhe njëherë qëndrimin e Shqipërisë mbi të drejtën e popullit palestinez “për të pasur vendin e tij të sigurt në këtë botë”.

Për fat të keq do të më duhet të sjell këtu dhimbjet e mëdha të përditshme të Gazës, pas llahtarive të 7 tetorit. Është detyra ime dhe sinqerisht, detyra e gjithsecilit, për të mos heshtur për këtë, në çdo rast të mundshëm teksa po ndodh një shkatërrim i përmasave monumentale në sytë e mbarë botës. Pa lëvizur asnjë grimë nga qëndrimi i prerë se nuk ka vend për Hamasin dhe të ngjashmit e tij në botën ku duam të jetojmë, ne shqiptarët, nuk mund ta pranojmë mohimin e përsëritur të së drejtës ulëritëse të popullit palestinez për të pasur vendin e tij të sigurt në këtë botë, të drejtën e tij për t’i lindur e rritur fëmijët në shtetin e tij. E di mjaft mirë se garantimi i një kushti kaq elementar për miliona palestinezë është shumë më i lehtë të thuhet se sa të bëhet, po aq sa është shumë më e lehtë të thuhet se të bëhet, që populli hebre të jetojë në tokën e vetë pa u vënë nga askush në diskutim e drejta e Izraelit për të ekzistuar”, deklaroi Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

7 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

7 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

7 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

7 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

7 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

7 hours ago

This website uses cookies.