Rama merr mbështetjen e Kroacisë për integrimin dhe kërkon masa urgjente ndaj Serbisë

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë të përbashkët me homologun e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka marrë mbështetje për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Zagrebi ka pasur një përvojë të ngjashme me procesin integrues dhe Rama deklaroi se rasti i Kroacisë do i vlente edhe Shqipërisë.

“Duam të përfitojmë sa më shumë mbështetjen me dije për turizmin, për sigurinë kibernetike, për ndihmën aktive në funksion të punësimit, si edhe për të trajtuar në mënyrë specifike raste siç është rasti që ne kemi aktualisht lidhur me disa korrektime të domosdoshme në fushën e administrimit të fondeve të BE-së për bujqësinë, sepse një rast të ngjashëm ka pasur dhe Kroacia dhe na intereson shumë të mësojmë për adresimin struktural që qeveria kroate ka bërë në këtë drejtim,” tha Rama.

Tema diskutimi në takimin e zhvilluar më herët mes tij dhe homologut kroat ishte dhe energjia me infrastrukturën.

Rama kujtoi se Shqipëria është në procesin e lidhjes së kontratave për pjesën kryesore të segmenteve të Korridorit Adriatiko-Jonian dhe se të dyja vendet diskutuan për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për adresimin e kësaj çështjeje.

Nga ana tjetër kemi riprekur temën e energjisë, e kombinuar edhe me infrastrukturën, sepse së bashku me Kroacinë jemi pjesë e të njëjtit plan adriatiko-jonian. Informova kryeministrin se jemi në procesin e lidhjes së kontratave për pjesën kryesore të segmenteve të këtij korridori dhe diskutuam si ta përfshijmë Malin e zi në këtë proces. Diskutuam për ngritjen e një grupi të përbashkët pune mes Ministrive tona të Energjisë për të adresuar temën e gazsjellësit adriatiko-jonian. Të bashkëndajmë idetë, dijen dhe të paraqitemi me një ofertë të unifikuar në funksion të investimit për këtë korridor të rëndësishëm energjetik,” u shpreh Rama.

Duke u ndalur te Procesi i Berlinit që mbahet këtë muaj në Tiranë, kryeministri u shpreh se do të ketë të reja shumë të rëndësishme në lidhje me ecurinë e rajonit në rrugën e afrimit me BE-në.

Sulmi në Banjskë, kërkohen masa urgjente ndaj Serbisë

Kryeministri shqiptar dhe ai kroat dënuan dhunën e regjistruar një javë më parë në veri të Kosovës dhe, siç thanë ata, Beogradi i shndërroi në heronj agresorët, prandaj kërkuan masa të BE-së dhe Perëndimit kundër Serbisë.

Si Rama, edhe Plenkoviqi e gjetën të pavend shpalljen e ditës së zisë kombëtare nga ana e Serbisë për tre sulmuesit e vrarë.

Kemi një krim, vrasjen e një oficeri policie dhe kemi heroizimin e atyre që e kanë kryer,” tha kryeministri shqiptar, duke theksuar se kjo nuk duhet të jetë e pranueshme në Evropë.

Kryeministri Plenkoviq theksoi se këto lëvizje “nuk mund të mbeten pa përgjigje” dhe se vendimi i Beogradit për ditën e zisë “pothuajse nënkupton identifikimin me atë që ka ndodhur”.

Ai ka theksuar se do të vijojë një hetim për të përcaktuar plotësisht se çfarë ka ndodhur, pas së cilës i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të bëjë propozime për masa.

Kryeministri kroat theksoi se është i sigurt se masat do të merren dhe Rama kërkoi që ato të zbatohen “pa humbur kohë”, sepse vendimi i Beogradit për ditën e zisë nuk lë vend për interpretime të ndryshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

6 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

6 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

6 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

6 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

6 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

6 hours ago

This website uses cookies.