Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në New York, kërkoi nga diaspora shqiptare që do të votojnë për herë të parë nga vendi ku jetojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vitin 2025, për Partinë Socialiste.
Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Rama, ndau një fragment të fjalës së tij me shqiptarët në New York, ku përcjellë falenderimet më të ndjera të gjithë pjesëmarrësve në takim për mikpritjen e tyre vëllazërore,- sikurse e quan ai.
Në mesazhin e ndarë, Rama thekson se progresi i bërë nga Shqipëria drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropianë është ende në rrezik, prandaj ai u kërkoi shqiptarëve nga SHBA të bashkohen dhe të kontribuojnë përmes votës së tyre, për ta shtyrë vendin tonë përpara edhe në kilometrin e fundit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimit Evropianë.
“Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm por është akoma një progres në rrezik nëse të gjithë së bashku nuk e shtyjmë përpara në këtë kilometër të fundit për ta bërë anëtare të Bashkimit Europian.”, -u shpreh kryeministri Rama.
Gjithashtu kreu i qeverisë, shtoi se shqiptarët e diasporës duhet të bëhen garantë që vendi ynë të mos kthehet më pas.
“Një nga arsyet e suksesit tuaj, mesa kam kuptuar, është që shqiptarët këtu kanë ndihmuar shqiptarët, që kush ka ardhur përpara ka ndihmuar ata që kanë ardhur më mbrapa dhe prandaj Diaspora sot, prandaj shqiptarët jashtë atdheut sot duhet të luajnë për Shqipërinë atë rol që kanë luajtur ata shqiptarë këtu që kanë ndihmuar shqiptarët që kanë ardhur dhe duhet të bëhen garantë me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, duhet të bëhen garantët që Shqipëria nuk kthehet më mbrapa”.
E prandaj kam ardhur këtu për t’iu kërkuar që ta vazhdojmë dhe ta përmbushim sëbashku këtë mision të nisur një dekadë më parë, për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030 duke e bërë përfundimisht të pakthyeshme rrugën drejt Europës dhe duke bërë për vendin tonë, për shtetin tonë, për flamurin tonë atë që çdo shqiptar si ju në Amerikë apo Europë ka bërë për veten e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e fëmijëve të vet duke u bërë pjesë krenare e pandashme e bashkësisë ku sot jeton dhe punon këtu në Amerikë apo matanë oqeanit në Europë.”,- nënvizon Rama.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.