Rama: Na duhet BE me çdo kusht dhe çdo çmim

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria2030 në BE – Ruga e Reformave”, deklaroi se, me çdo kusht dhe me çdo çmim Shqipërisë i duhet Bashkimi Europian.
“Konsolidimi i domosdoshëm është në proces sepse gjithçka është ende e kthyeshme, e brishtë dhe për këtë na duhet BE. Me çdo kusht dhe me çdo çmim ne na duhet Bashkimi Evropian.”-u shpreh Rama.
Ne na duhet të hyjmë në atë derë që është sot një mundësi reale, vijon fjalën e tij Rama, një derë që është hapur me premisën që deri në fund të 2027.
“Ky është viti që mund të mbyllim Ne negociatat si një vullnet i dyanshëm dhe një derë që mund të mbyllet nëse nuk jemi të shpejt dhe të fokusuar për të shfrytëzuar hapësirën e kohës që kemi në dispozicion. Mund të mbyllet sepse historia e BE-së për zgjerimin tregon që ajo derë edhe mund të mbyllet”.
Sakaq vijon ai, “Fatet e vendeve që duan të hyjnë ne atë derë dhe të vendeve që janë pas asaj dere jo gjithmonë përputhen.”
Duke u ndalur në situatën më të fundit të sigurisë në Evropë, Rama theksoi se pjesa perëndimore e Evropës ishte e përkëdhelur për faktin se gjeneratat e reja nuk kishin parë asnjë luftë në një dekadë.
“Para pak kohësh doli një anketë për nivelin e mbështetjes së BE-së brenda Be-së nga ana e popujve që përbëjnë familjen europiane, një anketë që publikohet që nga 1983. Nga ky vit BE-ja nuk ka qenë më popullor brenda perimetrit të vetë në këndvështrimin e popujve të vetë, se sa është aktualisht. Është një ndryshim dramatik i këndvështrimit popullor i BE-së që vjen si rezultat i faktit që çka ishte marr si e mirëqenë para pak kohës nuk është më e tillë. Popujt e BE-së, ku unë them që pjesa perëndimore është e përkëdhelur nga fakti se për herë të parë në histori një gjeneratë e tërë nuk ka parë një luftë.”
Tashmë, vijon Rama, është vetendërgjegjësuar se BE-ja është dhe perimetër sigurie.
“Një perimetër sigurie që brenda të cilët vendet që e përbëjnë ndihen dhe duhen të mbeten të pa kërcënuar në arritjet e tyre dhe ne liritë e tyre individuale dhe barazia para ligjit.
“E solla këtu këtë për të thënë se për ne shqiptarët ka qenë përgjithësisht më e thjesht dhe mbetet e thjesht pse është e domosdoshme të jesh në BE. Për ne shqiptarët të jesh domosdoshmërishtë në BE është të qënit domosdoshmërishtë të lirë nga hija e historisë sonë dhe të qënit të sigurtë se liria jonë individuale dhe barazia para ligjit për të cilën po bëjmë këtë përpjekje, nuk do të jenë një atribut i lëvizshëm në vrasi se kush qeverisë.
Gjithashtu duke vlerësuar punën e Komisionit të posaçëm Antikorrupsion, të drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafa, Rama theksoi se, “Ka qenë shumë e rëndësishme puna e këtij komisioni dhe ka qenë shumë e rëndësishme që kjo punë të jetë punë e një grupi kompleks institucionesh dhe burimesh njerëzore. Prania e tyre sot është vlerësim i kësaj pune.
“Nisja e punës së këtij komisioni u shoqërua me konfuzion dhe mosbesim , me teori konspiracioni ku fatkeqësisht prekën dhe miqt përfaqësues të komunitetit demokratik në Tiranë. Kjo bëri që komisioni të hy në një fazë ku nga njëra anë besonim shumë në dobinë e tij për të konsoliduar gjithë këtë proces dhe progresit të bërë, në funksion të anti-korrupsionit dhe sundimit të ligjit, mbi të gjitha mirë qeverisjes në tërësi”-tha Rama
Kryeministri gjatë fjalës së tij, u ndal dhe tek ecuria e mirë që ka bërë Shqipëria për hapjen e grup kapitujt me Bashkimin Evropian.
“Që prej 27 majit që komisioni nisi punët, ne kemi hapur dy grup kapitujt të negociatave ku kemi ambicien të hapim dhe të tjerë në vijim. Jemi pozicionuar më mirë si asnjëherë tjetër në të gjitha renditjet e BE në fushën e mirëqeverisjes dhe të antikorrupsionit. Sipas vlerësimeve, Shqipëria është ngjitur 18 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit, në TI dhe SIGMA që na vendosi qartësisht si vend lider në rajon për administrimin e financave publike, prokurimin publik, menaxhimin e burimeve njerëzore, koordinimin e politikave. Kjo është një vlerësim që ne nga thotë shumë për tu inkurajuar por nuk na pengon që të vazhdojmë të këmbëngulim në konsolidimin.