Rama ndan pamje nga lumi i Shalës, i mbushur me vizitorë

 Parku natyror i luginës së Shalës edhe këtë sezon veror vijon të jetë ndër destinacionet që nuk mungojnë në itinerarin e turistëve vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga lumi i Shalës gjatë kësaj fundjave, i mbushur me vizitorë dhe turistë, që shijojnë bukuritë natyrore dhe bëjnë plazh pranë tij.

I cilësuar nga turistët dhe mediet e ndryshme ndërkombëtare si Tajlanda shqiptare, lumi i Shalës tërheq çdo vit e më shumë vizitorë vendas e të huaj.

Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore, e cila vetëm vitet e fundit është futur në guidat e agjencive turistike, po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

Aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës.

Për të shkuar në lumin e Shalës duhet të udhëtoni me varkë përmes bukurive natyrore të liqenit të Komanit. Ndërkohë, shtimi i bujtinave dhe krijimi i infastrukturës së përshtatshme për pritjen e turistëve të shumtë në këtë destinacion ka rritur numrin e turistëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

BE godet gjigandët amerikanë të teknologjisë: Apple e Meta gjobiten me 700 milionë €

Bashkimi Evropian ka vendosur të godasë dy nga gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë, duke…

7 hours ago

Kosovë, Albulena Haxhiu nuk arrin të sigurojë votat për kryeparlamentare për herë të tretë

Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar sërish të sigurojë votat e…

7 hours ago

Fushata elektorale e PS-së / Prezantohet në Koplik skuadra e Malësisë së Madhe

Në një frymë dhe atmosferë fitoreje, në qendër të qytetit të Koplikut është bërë prezantimi…

8 hours ago

PSD takim elektoral në Shkodër – Tom Doshi: Pika e fortë e programit tonë mbështetja për shtresat sociale

Mes mijëra simpatizantëve, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, dhe kandidatët për deputet në…

8 hours ago

Bardh Spahija takime në Postribë – Kandidati i PD- ASHM shpalos prioritetet e programit elektoral

Kandidati i PD-së Bardh Spahia zhvilloi takimet e tij të radhës me banorët e njësisë…

8 hours ago

Fushata elektorale e PD – Senada Mehmeti në Gjuhadol: Problem ndotja akustike dhe zënia e hapësirave publike

Të përfaqësosh Partinë Demokratike është një nder i madh, por edhe një përgjegjësi e thellë…

8 hours ago