Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shprehur edhe një herë opinionet e tij lidhur me emigracionin e paligjshëm në Europë, duke deklaruar se Shqipëria nuk është zgjidhje për emigracionin ilegal pasi është një vend i vogël.
Duke folur në një konferencë për shtyp të enjten në Bavari krah kryeministrit të këtij landi, Markus Söder, zoti Rama u shpreh edhe edhe për mënyrën sesi Shqipëria e sheh dhe mendon të kontribuojë, kundër migracionit të paligjshëm. “Më duhet të them se Shqipëria nuk është zgjidhja pasi jemi shumë të vegjël dhe nuk kemi mjetet për të qenë zgjidhja, pikë së pari, dhe së dyti, sepse zgjidhja nuk është madje as në duart e një vendi të madh si Gjermania. Por Shqipëria mund të bëjë pjesën e saj për të kontribuar në këtë zgjidhje, ashtu siç çdo vend europian duhet të bëjë pjesën e vet për të kontribuar në këtë zgjidhje pasi kjo sfidë kërkon një përgjigje mbarë europiane”, u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama.
Ai foli gjithashtu edhe për përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE. “Ne duam të jemi plotësisht pjesë e saj. Për këtë ne duhet të bëjmë punën tonë, po bëjmë gjëra të mira, mendoj, në shumë fusha. Ekonomia jonë po ecën më mirë, turizmi ynë po lulëzon e meqë ra fjala, ju ftoj të gjithëve të vini e të na vizitoni. Nuk do të pendoheni dhe do donit të ktheheni dhe natyrisht, duam të bëjmë gjëra me qeverinë e Landit të Bavarisë dhe do të ishim shumë të lumtur që të ishim të dobishëm” tha zoti Rama.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.