Rama në Britani, bashkëdrejton me Melonin tryezën për emigracionin e paligjshëm
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe ku do marrë pjesë në Samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian.
Në këtë samit është organizuar një pritje për liderët nga Mbreti Çarlsi III dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Gjithashtu janë organizuar dhe dy tryeza të rrumbullakëta: një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Xhorxha Meloni (Giorgia) dhe kryeministri Rama; një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë, që do të bashkëkryesohet nga presidenti Sharl Mishel (Charles Michel) dhe presidenti malazez Jakov Milatoviç.