Categories: LajmePolitikë

Rama në Bruksel, mer pjesë në forumin “Global Gateway”. Takohet me Komisionerin Varhelyi

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Brukselit për punimet e forumit “Global Gateway”mbi sfidat aktuale të Europës dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kreu i ekzekutivit është takuar me Komisionerin e BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Sipas axhendës së publikuar nga Komisioni Europian, seanca plenare do të nisë në orën 13:30, ku do të flasë Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Japonisë, zv.sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Bangladeshit dhe presidenti i Senegalit.

Forumi Global Gateëay ka mbledhur së bashku përfaqësues të qeverive nga Bashkimi Evropian dhe nga e gjithë bota me sektorin privat, shoqërinë civile, mendimtarët kryesorë, institucionet financuese dhe organizatat ndërkombëtare në një ngjarje dyditore, më 25 dhe 26 tetor 2023.

Forumi ka bërë bashkë liderët për të debatuar çështjet në lidhje me investimet globale në infrastrukturë, duke përfshirë sfidat me të cilat përballet sektori publik dhe privat, praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra. Ai do të fokusohet në temat:

Tranzicioni i energjisë së gjelbër dhe hidrogjeni i gjelbër

Edukimi dhe kërkimi

Lëndët e para kritike

Korridoret e transportit

Prodhimi i produkteve shëndetësore

Infrastruktura dixhitale

Forumi gjithashtu do të ofrojë një platformë për të demonstruar ofrimin e Partneritetit të G7 për Infrastrukturën dhe Investimet Globale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Europa League në RTSH/ Roma mund Bilbaon në frymën e fundit, Lacio dhe Frankfurt shkëlqejnë në transfertë

Liga e Europës ka dhuruar emocione dhe spektakël në takimet e para të fazës së…

1 hour ago

SHBA-ja dhe Ukraina bisedime javën e ardhshme, i dërguari i posaçëm i Trump zbulon vendin e takimit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se ekipi i tij do të takohet me zyrtarët…

1 hour ago

Trump ndalon tarifat ndaj Meksikës, pritet të hiqen edhe ndaj Kanadasë

Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten një vonesë tarifore gati një mujore për të gjitha…

1 hour ago

Berisha: Shqipëria ka potencialet më të mëdha në rajon dhe Europë për prodhimin e energjisë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me strukturat e PD në degën…

1 hour ago

Miratimi i marrëveshjes për pensionet nga Italia, Rama: Asnjë vit pune nuk humbet

Kryeministri Edi Rama reagoi të enjten për miratimin e marrëveshjes për njohjen e kontributeve të…

1 hour ago

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe temperaturat të larta

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) ditën e sotme vendi  ynë do të…

1 hour ago

This website uses cookies.