Rama në kantierin e ballinës ujore të hyrjes së re të Shkodrës: Projekt madhor
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, kanë inspektuar punën në kantierin e ballinës ujore të hyrjes së re në Shkodër.
Kryeministri Rama e konsideroi si një projekt madhor, ndërsa bëri me dije se kjo hapësirë do të jetë mjedisë sportive, pistë për biçikleta, pika panoramike mbi liqen, hapësira për aktivitete, koncerte e panaire.
“Në kantierin e ballinës ujore të hyrjes së re të Shkodrës, një projekt madhor me një hapësirë të rikualifikuar rekreative për qytetin, parkun prej 17 ha, që do të ketë mjedise sportive, pistë për biçikleta, pika panoramike mbi liqen, hapësira për aktivitete, koncerte e panaire, si dhe një mol të ri që do të plotësojë rrjetin e moleve me ato të Shirokës e Zogajt, si dhe një muze të bukur për historikun e lundrimit në liqen e në lumin Buna”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.