Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Kryetari i CSU, mik i mirë i Shqipërisë

Rama në Konferencën e Sigurisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Mynihut të Gjermanisë për të marrë pjesë në konferencën e 61-të e Sigurisë (MSC) që për të diskutuar mbi sfidat më urgjente të botës.

Në një video në rrjetet sociale, ku foli për suksesin e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare me nxjerrjen e eurobondit 10-vjeçar prej 650 milionë eurosh, Rama informoi se në kuadër të kësaj konference do të zhvillonte një sërë takimesh dhe do të merrte pjesë po ashtu edhe në disa evente.

“Nisem për Konferencën e Sigurisë në Munih, për disa takime dhe evente që nuk i shmangia dot dhe për t’u kthyer shumë shpejt këtu”, u shpreh ai.

Sepse, sipas tij, e priste një betejë ekzemplare.

“Na presin shumë punë dhe mbi të gjitha na pret një betejë ekzemplare dhe një fitore spektakolare”, deklaroi Rama.

Më tej në rrjetin social Facebook ka publikuar një foto me Kryeministrin e Bavarisë të cilin e etiketon mik të mirë të Shqipërisë.

“Në mjediset e Konferencës së Sigurisë me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë, një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin na lidh një miqësi e hershme tanimë”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.