Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Mynihut të Gjermanisë për të marrë pjesë në konferencën e 61-të e Sigurisë (MSC) që për të diskutuar mbi sfidat më urgjente të botës.
Në një video në rrjetet sociale, ku foli për suksesin e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare me nxjerrjen e eurobondit 10-vjeçar prej 650 milionë eurosh, Rama informoi se në kuadër të kësaj konference do të zhvillonte një sërë takimesh dhe do të merrte pjesë po ashtu edhe në disa evente.
“Nisem për Konferencën e Sigurisë në Munih, për disa takime dhe evente që nuk i shmangia dot dhe për t’u kthyer shumë shpejt këtu”, u shpreh ai.
Sepse, sipas tij, e priste një betejë ekzemplare.
“Na presin shumë punë dhe mbi të gjitha na pret një betejë ekzemplare dhe një fitore spektakolare”, deklaroi Rama.
Më tej në rrjetin social Facebook ka publikuar një foto me Kryeministrin e Bavarisë të cilin e etiketon mik të mirë të Shqipërisë.
“Në mjediset e Konferencës së Sigurisë me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë, një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin na lidh një miqësi e hershme tanimë”
Procesi i dërgimit të zarfeve për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, me qëllim ushtrimin…
Dinamo City do të jetë kundërshtari i radhës për Vllazninë. Sfida është e vlefshme për…
Kandidatët e Partisë Socialiste, Edona Bilali, Onid Bejleri dhe Xhenis Çela, në vijim të fushatës…
Kandidat i PD-së për qarkun Shkodër, Ted Kopliku, zhvilloi një takim me banorët e zonës…
Bregdeti i Velipojës u zgjodh për të zhvilluar një aksion pastrimi në Ditën Botërore të…
Në një kohë kur mediat lokale përballen me sfida të shumta, në Shkodër u zhvillua…
This website uses cookies.