Rama në Milano, shqiptarët e diasporës për RTSH: Prej 30 vitesh, i pari përfaqësues shqiptar që na takon
“Kjo është hera e parë në 30 vite që vjen një përfaqësues i qeverisë shqiptare te ne” kështu janë shprehur disa nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.
Taksa na ndan shumë pak kohë nga nisja e aktivitetit me diasporën në Milano, shqiptarët kanë nisur të mblidhen në pallatin e sportit “Busto Arzicio”.
Disa prej tyre kanë folur edhe për mikrofonin e RTSH me gazetaren Denada Shkodrani.
“Kemi 30 vite në Itali, për mua është një emocion i paparë. Jemi trajtuar shumë mirë dhe jemi shumë mirë. Kjo është hera e parë që vjen një përfaqësues i qeverisë shqiptare te ne”, u shpreh njëra prej tyre.
Autoritete italiane kanë marrë masat për mbarëvajtjen e aktivitetit, ndërsa takimi do të nis me një performancë të këngëtarëve më të njohur shqiptarë si Albana Skënderaj, Elvana Gjata, Noizy dhe Artjola Toska.