Categories: LajmePolitikë

Rama në Paris, Macron: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE, të impresionuar nga përparimi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet atje në një vizitë zyrtare, ka theksuar mbështetjen e Francës në rrugën e vendit tonë drejt BE-së.

Macron vlerësoi përparimin e bërë nga vendi ynë, duke u shprehur “i impresionuar” nga tërësia e reformave të ndërmarra. Po ashtu, Macron përmendi edhe rolin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare dhe në rajon, duke e konsideruar “një zë të fortë”. Macron përmendi edhe Samitin Ukrainë-Europa Juglindore që u mbajt në Tiranë më 27 shkurt, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Volodymyr Zelensky.

Bëhet fjalë për të vepruar për bashkimin e Europës për ta bërë më të fortë dhe sovrane përballë kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta. Që prej mbajtjes së Konferencës së Parë ndërqeveritare, Shqipëria ka vijuar rrugën europian me vendosmëri. Ju keni mbështetjen tonë për tju shoqëruar në këtë rrugë që negociatat të ecin sa më shpejt. Jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapaciteteve për të përparuar. Dua të përshëndes edhe zërin e fortë të Shqipërisë në rajon dhe skenën ndërkombëtare. Kështu ndodhi gjatë dy viteve të fundit në Këshillin e Sigurisë të OKB. Së fundmi ju pritët në Tiranë një samit Rajonal ku pritët edhe Presidentin Zelensky. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe zëri juaj është i çmuar”, u shpreh Macron.

Presidenti francez u ndal edhe te marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve, teksa tha se është nënshkruar një hua prej 120 milion për reformën mjedisore.

Marrëveshje ndërqeveritare që do t’i japë impuls të ri bashkëpunimit tonë në fushat e menaxhimit të ujit, turizmit të qëndrueshëm dhe novacionit. Agjencia Franceze e zhvillimit mbështet Shqipërinë në reformat ekonomike dhe tranzicionin energjetik. Nënshkrimi i një huaje prej 120 mln për reformën mjedisore dhe memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Mjedisit do na ndihmojnë të kapërcejmë këto etapa”, theksoi Macron.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Qeveria italiane: Asnjë hap prapa për qendrat e emigrantëve në Shqipëri

Pas deklaratave sqaruese nga Ministria e Brendshme, edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë,…

50 seconds ago

Bashkia Shkodër njofton bllokimin e disa rrugëve- Shkaku, punimet në zonën e Zdrales

Të nderuar qytetarë! Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të…

13 hours ago

Ronaldo: Mbape s’di të luajë si sulmues qëndre!

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Kristiano Ronaldo ka  thënë se Kilian…

13 hours ago

Histori suksesi në Spitalin e Shkodrës, Koçiu: Ndërhyrje me procedurë të avancuar endovaskulare te 84-vjeçari

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…

13 hours ago

Trajnimi i policisë për zgjedhjet e 11 majit, kreu i policisë, Proda takon ambasadorin e OSBE, Tarran

Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të…

13 hours ago

Komisioni i Medies, seancë dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

Deputetet në Komisionin e Medies dëgjuan anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për…

13 hours ago

This website uses cookies.