Categories: Lajme

Rama në Shpirag: Nxjerrja e naftës në sipërfaqe do ishte kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit

Testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e gazës dhe naftës së Shpiragut, në sipërfaqe, është në përgatitje. Nëse procesi realizohet me sukses, kjo do të shënojë një kapërcim historik në jetën ekonomike të Shqipërisë.

Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, i cili  një ditë më parë (22 gusht) inspektoi punimet në kantier i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

“MIRËMËNGJES dhe nga vizita në kantierin e një shprese të madhe për #Shqipërinë2030🇦🇱, ku pas një pune titanike thuajse dhjetëvjeçare dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë, në ndërkohë që po përgatitet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e saj lart, çka në rast suksesi do të thotë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Kompania Shell vijoi punën e saj për shpimin e pusit vlerësues Shpirag-5. Për shpimin e pusit vlerësues, Shell ka përfshirë edhe dy lokacione të tjera alternative. Shpimet për Shpirag-5 nisën në tremujorin e parë të vitit 2022. Shpimet e reja do të vendoseshin nga rezultatet që do të kishin puset Shpirag 3, 4 dhe 5.

Më parë kompania e kërkimit vlerësoi se Shpirag-5 është një pus vlerësues i cili shërben për të vlerësuar nëse ka rezerva të mjaftueshme që të garantojnë një zbulim fitimprurës  dhe që kjo është një strukturë të përmbajë naftë ose gaz. 

Këto ditë kompania ka bërë një vlerësim të rezervuarit të hidrokarbureve, që të gjendet ndërmjet 4 000 – 7 000 metra thellë në tokë. Dhe rezultati ka qënë befasues. Ky nuk është pusi i vetëm që Shell ka. Aktivitetet kërkimore kanë nisur në vitin 2010.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.