Rama në Slloveni: Ishte puna e zellshme e Putinit që BE të kuptonte që jetonim në një botë paralele
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në panelin e diskutimit të kryeministrave në Forumin Strategjik të Bledit, tha se, “u ndjeva i inkurajuar se dëgjova një përfaqësues të shtetit anëtare të BE-së që tha atë që them dhe unë që ditën e parë që kur bie fjala për hapjen e BE drejtë Ballkanit është puna e zellshme e Vladimir Putin.
“Jua kam thënë pak ditë më parë, po e them dhe këtu, kur ftoni njerëz nga vende nga Ballkani, mos vini kronometër, të qenit shumë gjerman nuk është gjë e mirë. Kjo është arsyeja pse amerikanët ju kanë rekrutuar lehtësisht”, tha Rama.
Rama: “Është një moment kur ndihesh pozitivë për BE-në për planin e ri të rritjes”
“U ndjeva i inkurajuar se dëgjova një përfaqësues të shtetit anëtare të BE-së që tha atë që them dhe unë që ditën e parë që kur bie fjala për hapjen e BE drejtë Ballkanit është puna e zellshme e Vladimir Putinit. Ishte ai i cili duhej të pushtonte një vend për të ndihmuar BE të kuptohej që jetonim në një botë paralele. Këto botë paralele që Ursula tha është e vërtetë dhe inkurajuese sepse një vit më parë këtu ajo premtoi planin e ri të rritjes.
Tashmë ky plan i ri i rritjes është vënë në rrugën e duhur dhe jemi shpresë plotë që edhe shumë gjera do të ndodhin. Ndërkohë që na duhet të kryejmë gjithë punën neurotike për tu konsideruar të gatshëm për të hyrë në BE. Duhet të marrim më shumë instrumente dhe të hyjmë në hapësira të ndryshme në BE. Që ishte diçka e pa lejuar për ne para kësaj rritje. Është një moment kur ndihesh pozitivë për BE-në”.
Rama: Shqipëria është tërësisht në krah të Ukrainës
Kryeministri Rama më tej u ndal në situatën e luftës në Ukrainë, duke theksuar se , Shqipëria është tërësisht në krah të Ukrainës sepse duket sur reale, jashtë realitetit që në kohët tona një vend në BE të ndryshoi kufijtë me forcë dhe në mënyrë mizore.
“Putini donte një tekst ndryshe të kësaj historie por melodia është e njëjta. Ne e kemi mësuar në kurriz sepse nuk ishim njësojë si gjithë të tjerët këtu, ishim tërësisht të izoluar. Shqipëria ka qenë e izoluar qoftë nga Perëndimi apo dhe nga Lindja, kemi qenë një Kore e Veriut. Jemi tërësisht në krah të Ukrainës sepse duket sur reale , jashtë realitetit që në kohët tona një vend në BE të ndryshoi kufijtë me forcë dhe në mënyrë mizore. Është e pamundur ta menduar. Ne jemi të vetëdijshme që jemi të vegjël për të ndryshuar fatin e ndokujt. U përpoqëm që 50 vjet të ishim qendra e botës , por nuk ishte ide e mirë. Jemi krenar që jemi përkrah partnerëve dhe miqve tanë, plotësisht krah BE dhe SHBA-së. Për ne është shumë e qartë, nuk ka asnjë lloji grije, është bardhë e zi.”
Rama: Nëse hapësira në politikë nuk do të bëhet më e mirë dhe hapsira jashtë politikës do të bëhet shumë më e vështirë.
Sot të rinjtë kanë shumë më pak besim te politika. Ata bëjnë një gabim të madh sepse kur mendon se politika nuk është diçka që duhet të merresh se është e pistët , është e keqe dhe përfaqësohet me njerëz si ata që bëjnë politikë. Nuk i shpëton dot politikës, ajo të ndjek nga pas gjithmonë. Ke dy alternativa, ose të rrish në errësire dhe të ngresh dorën dhe të duartrokasësh por dhe të vuash vendimet që merr politika ose del në skenë dhe angazhohesh në politikë.
Një prej dëmeve më të mëdha është të diskreditosh politikën çdo ditë duke thënë që politikanët janë njësoi, janë hajdutë, janë hipokritë dhe të krijosh idenë që ka jetë më të mirë në një hapësirë jashtë politike.
Nëse hapësira në politikë nuk do të bëhet më e mirë dhe hapsira jashtë politikës do të bëhet shumë më e vështirë.