Lajme

Rama në Slloveni: Ishte puna e zellshme e Putinit që BE të kuptonte që jetonim në një botë paralele

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në panelin e diskutimit të kryeministrave në Forumin Strategjik të Bledit, tha se, “u ndjeva i inkurajuar se dëgjova një përfaqësues të shtetit anëtare të BE-së që tha atë që them dhe unë   që ditën e parë që kur bie  fjala për hapjen e BE drejtë Ballkanit është puna e zellshme e Vladimir Putin.

“Jua kam thënë pak ditë më parë, po e them dhe këtu, kur ftoni njerëz nga vende nga Ballkani, mos vini kronometër, të qenit shumë gjerman nuk është gjë e mirë. Kjo është arsyeja pse amerikanët ju kanë rekrutuar lehtësisht”, tha Rama.

Rama:  “Është një moment kur ndihesh pozitivë për BE-në për planin e ri të rritjes”

“U ndjeva i inkurajuar se dëgjova një përfaqësues të shtetit anëtare të BE-së që tha atë që them dhe unë   që ditën e parë që kur bie  fjala për hapjen e BE drejtë Ballkanit është puna e zellshme e Vladimir Putinit. Ishte ai i cili duhej të pushtonte një vend për të ndihmuar BE të kuptohej që jetonim në një botë paralele. Këto botë paralele që Ursula tha është e vërtetë dhe inkurajuese  sepse një vit më parë këtu ajo premtoi planin e ri të rritjes.

Tashmë ky plan i ri i rritjes është vënë në rrugën e duhur dhe jemi shpresë plotë që edhe shumë gjera do të ndodhin. Ndërkohë që na duhet të kryejmë gjithë punën neurotike për tu konsideruar të gatshëm për të hyrë në BE.  Duhet të marrim më shumë instrumente dhe të hyjmë në hapësira të ndryshme në BE. Që ishte diçka e pa lejuar për ne para kësaj rritje. Është një moment kur ndihesh pozitivë për BE-në”.

Rama: Shqipëria është tërësisht në krah të Ukrainës

Kryeministri Rama më tej u ndal në situatën e luftës në Ukrainë, duke theksuar se , Shqipëria është tërësisht në krah të Ukrainës sepse duket sur reale, jashtë realitetit që në kohët tona një vend në BE të ndryshoi kufijtë me forcë dhe në mënyrë mizore.

“Putini donte një tekst ndryshe të kësaj historie por melodia është e njëjta. Ne e kemi mësuar në kurriz sepse nuk ishim njësojë si gjithë të tjerët këtu, ishim tërësisht të izoluar.  Shqipëria ka qenë e izoluar qoftë nga Perëndimi apo dhe nga Lindja, kemi qenë një Kore e Veriut.  Jemi tërësisht në krah të Ukrainës sepse duket sur reale , jashtë realitetit që në kohët tona një vend në BE të ndryshoi kufijtë me forcë dhe në mënyrë mizore. Është e pamundur ta menduar.  Ne jemi të vetëdijshme që jemi të vegjël për të ndryshuar fatin e ndokujt. U përpoqëm që 50 vjet të ishim qendra e botës , por nuk ishte ide e mirë. Jemi krenar që jemi përkrah partnerëve dhe miqve tanë, plotësisht krah BE dhe SHBA-së. Për ne është shumë e qartë, nuk ka asnjë lloji grije, është bardhë e zi.”  

Rama: Nëse hapësira në politikë nuk do të bëhet më e mirë dhe hapsira jashtë politikës do të bëhet shumë më e vështirë.

Sot të rinjtë kanë shumë më pak besim te politika. Ata bëjnë një gabim të madh sepse kur mendon  se politika nuk është diçka që duhet të merresh se është e pistët , është e keqe dhe përfaqësohet me njerëz si ata që bëjnë politikë. Nuk i shpëton dot politikës, ajo të ndjek nga pas gjithmonë.  Ke dy alternativa, ose të rrish në errësire dhe të ngresh dorën  dhe të duartrokasësh por dhe të vuash vendimet që merr politika ose del në skenë dhe angazhohesh në politikë.

Një prej dëmeve më të mëdha është të diskreditosh politikën çdo ditë duke thënë që politikanët janë njësoi, janë hajdutë, janë hipokritë dhe të krijosh idenë që ka jetë më të mirë në një hapësirë jashtë politike.

Nëse hapësira në politikë nuk do të bëhet më e mirë dhe hapsira jashtë politikës do të bëhet shumë më e vështirë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

12 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

12 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

13 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

13 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

13 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

13 hours ago

This website uses cookies.