Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me diasporën shqiptare në Greqi, ku do u drejtohet atyre me një fjalim lidhur me disa nga çështjet kryesore që janë pjesë e nismës së qeverisë “Shqipëria 2030”. Takimi po zhvillohet në stadiumin “Galatsi” në Athinë, e cila është “veshur” me ngjarat kuqezi dhe flamujt shqiptarë e simbolet kombëtare.
Takimi nis me këndimin e himnit kombëtar shqiptar dhe himnin e BE-së.
Ky është takimi i parë në turin që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë me diasporën. Takimet e ardhshme do të zhvillohen me diasporën në Itali, Britaninë e Madhe dhe Gjermani.
RTSH po ndjek nga afër takimin duke transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjithë ngjarjen.
Ora 11.21: Takimi nis me spektakël, performojnë disa këngëtar shqiptarë
Takimi me diasporën në Athinë nuk do të jetë vetëm me fjalime të kreut të qeverisë dhe ministrave të tij, por do të dhuroj edhe spektakël. Në skenë është ngritur këngëtarja Era Rusi dhe Noizy, të cilët kanë ndezur edhe më shumë stadiumin “Galatsi”.Ora 10.50: “Po vij! Jeni bota”! Stadiumi Galatsi në Athinë “vishet” kuqezi, shqiptarët në pritje të Ramës
Me mijëra shqiptarë janë mbledhur në stadiumin “Galatsi” në Athinë për takimin e tyre me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.
Tashmë shqiptarët kanë hyrë në stadium ku në duar mbajnë flamuj kuqezi, ndërsa në sfond janë vënë këngë patriotike, në pritje të ardhjes së kryeministrit Edi Rama.
Pamjet nga stadiumi “Galatsi” që është “veshur” kuqezi janë ndarë edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur tashmë në Athinë.
Video shoqërohet nga Rama me shkrimin “Po vij! Jeni bota”.
Pjesë e diskutimeve me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe kryeministrit Edi Rama do të jenë çështje të rëndësishme që konsiderohen nga qeveria shqiptarë si sektor strategjik në kuadër të nismës “Shqipëria 2030”. Gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani ka ndarë detaje lidhur me këtë takim të parë të kreut të qeverisë me diasporën shqiptare. Takimi që do të mbahet në stadiumin Galatsi, ndërsa një tjetër mbledhje do të bëhet edhe me sipërmarrës dhe përfaqësues shqiptar që kanë krijuar biznese prej vitesh në vendin fqinj, si dhe shqiptarë që kanë profesione të rëndësishme dhe janë pjesë e kabinetit qeveritar në Greqi.
Turizmi, vota e emigrantëve, investime në Shqipëri si dhe investimet në sektorë strategjik si energjia do të jenë pjesë e diskutimeve gjatë mbledhjes që pritet të zgjasë rreth dy orë në stadiumin Galatsi. Gazetarja Shkodrani theksoi se në takim nuk do të ketë deklarata mbi çështjet sensitive që “cenojnë ekuilibrat politik me Greqinë”. Rama pritet që t’u bëjë thirrje shqiptarëve në Greqi që të investojnë në vendin tonë dhe në tokat e tyre si një mënyrë jo vetëm për të nxitur ekonominë por edhe në kuadër të përmirësimit të sektorit turistik në vend.
Kryeministri Edi Rama në këtë takim do të jetë i shoqëruar nga ministra të qeverisë, ndërsa për sigurinë e tij do të jetë një grup elitar nga Garda e Republikës dhe Polica e Shtetit që do të shoqërojë kreun e qeverisë gjatë gjithë vizitës deri në kthimin e tij sërish në Tiranë. Edhe policia e Athinës ka marra masa sigurie lidhur me mbarëvajtjen e aktivitete duke vënë në dispozicion rreth 1000 efektivë. Gjithashtu qëndrimit në Athinë pritet që Rama të zhvillojë edhe në takim me strukturat e PS në vendin fqinj, ku do të jepen edhe 200 karta anëtarësie të PS, në kuadër të rienegjizimit të partisë dhe përgatitjes së saj për zgjedhjet e 2025, ku Rama kërkon një mandat të 4-të në krye të qeverisë. Në Greqi ndodhet dhe diaspora më e madhe me rreth 1 milionë shqiptarë.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.