Rama nga Berlini: Synojmë mbi 500 mijë turistë gjermanë. Shqipëria në tryezën e BE, beteja ime!

Rama nga Berlini

Teksa ndodhet në Berlin në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, kryeministri Edi Rama ka shprehur ambicien e qeverisë për t’u përqendruar në rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri.

Në këtë kuadër, ai deklaroi se synimi për 2025-ën është tejkalimi i 500 mijë turistëve gjermanë nga 400 mijë që kanë qenë vitin që lamë pas.

Rritja e numrit të turistëve cilësorë, u shpreh kreu i qeverisë, përkthehet në ekonomi më të lartë për bizneset e vendin.

“Jemi në një situatë që s’kemi qenë kurrë. Vjet kur kemi ardhur këtu ka qenë jo e lehtë. ka qenë situatë goxha skeptike. Vera e vjetshme na ka çliruar shumë. Arritëm afro 400 mijë turistë gjermanë. Këtë vit synojmë të kalojmë gjysmë milionshin të paktën turistë gjermanë.

Hapësirë 800 m2 në qendër të panairit të Berlinit. Mbrëmja e djeshme, goditje në shenjë të vëmendjes së të gjithëve.

Një paraqitje fantastike e Shqipërisë. A e imagjinonit këtë vetëm disa vite më parë?

Turistët gjermanë janë një test shumë domethënës sepse janë të ngadaltë në marrjen e vendit e më pas janë komplet pushtues. Janë turistë që shpenzojnë në mënyrë domethënëse, vijnë me të gjitha pretendimet me të gjitha kategoritë”, deklaroi kryeministri.

Shefi i qeverisë përsëriti edhe një herë qëllimin e tij për të parë të shënuar emrin e Shqipërisë në tryezën e Bashkimit Evropian, krahë vendeve si Gjermania, Franca, Danimarka e Holanda.

“Shqipëria është vendi nderit në panairin global të turizmit në Berlin që është panairi më i madh në botë, që deri dje nuk na afronin deri te dera dhe kur vinin më përpjekje vullnetare?

Për mua fundi është kur këtë këtu (Albania) ta vendosim në tyrezën e BE-së dhe Franca, Gjermania, Holanda, Danimarka të jenë aty në tryezë dhe emrat e të gjithëve kanë një peshë, një forcë, një kuptim, anëtarë të barabartë të familjes evropiane.

Para përfundimit të këtij misioni, s’ka pushim, s‘ka gjumë”, theksoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.