Rama nga Brukseli: BE të përqafojë Ballkanin Perëndimor për të qenë anëtare pa të drejtë vote

Kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të përqafojë vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor për të qenë anëtare e unionit por jo me të drejta të plota, pra pa të drejtë vote. Nga Brukseli, Rama tha se vendet e Ballkanit duhet të jenë pjesë e dialogut, ndërveprimit dhe bashkëpunimit me BE dhe të sillen më pranë deri sa rrugëtimi në procesin e integrimit të përfundojë i plotë.

“Të ndërmerren hapa të guximshëm duke i dhënë të gjitha vendeve kandidate për të qenë pjesë e komunitetit që përbëhet nga shtete anëtare. Unë besoj se kjo është shembulli i parë i shkëlqyer se si duhet të parashohim të ardhmen e afërt dhe se si me gjatë duhet të biem dakord me miqtë tanë të BE lidhur me qasjet e ndryshme për t’i bërë gjërat së bashku duke na lejuar vendet kandidate që të jemi pjesë e hapësirave të dialogut, të ndërveprimit dhe bashkëpunimit që kjo organizatë ofron për të gjithë anëtarët. Duke pasur vendet tona sot në këtë komitet si anëtare pa të drejtën e votës është ajo që duhet të ndodh në të ardhmen mes BE dhe Ballkanit që duhet të gjejnë rrugën për t’u siguruar që rrugëtimi i anëtarësimit të jetë bashkëpunues. Është koha që BE të kuptojë se vendet kandidate të Ballkanit nuk janë vetëm mjaftueshëm të pjekura por janë edhe në një situatë kur meritojnë të përqafohen dhe të sillen më pranë pa qenë domosdoshmëritë anëtarë me të drejta të plota. Ajo që po ndodh sot është një shembull ekzemplarë i asaj që duhet të ndodh më tej me strukturat e tjera të BE”, tha Rama

Afrimin e vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor në BE, Rama e shikon si të vetmen rrugë për qetësimin e qytetarëve, të cilët shohin veprime konkrete të integrimit. Në të kundërt tha Rama, rrezikohet që qytetarët të dëgjojnë vetëm qëllime të mira por pa rezultate.

“Kjo është e vetmja rrugë për të qetësuar të gjithë shpirtrat dhe për të injektuar një energji konkrete dhe të dobishme në të gjitha vendet kandidatë dhe qytetarët e tyre lidhur me të ardhmen konkrete për të qenë pjesë e BE. Në të kundërt rrezikojmë t’i hyjmë një rruge që nuk përfundon kurrë të qëllimeve të mira por pa rezultate konkrete”, tha Rama.

Në fund kryeministri Rama tha se “po shohim se BE është shumë më i vetëdijshëm me vepra dhe jo vetëm me fjalë për rëndësinë strategjike që ka Ballkanit”, ndërsa shtoi se “është e trishtë që duhej Putin që të ndodhte kjo gjë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.