Kryeministri Edi Rama ka dhënë një videomesazh nga Buni i Bajraktarit, ku ka garantuar se mbështetja e qeverisë për investime nuk do të mungojë.
Rama shoqërohej nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet beci.
“Kemi ardhur dhe po ngjitemi drejt Thethit ku do diskutojmë atje me ata që kanë hapur dyert dhe e kanë kthyer Thethin në një destinacion evropian turistik për programin e ri, paketën e re të mbështetjes për investimet në këto male, e cila do hapë rrugë atyre që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë dhe kanë kursyer e kursejnë që kursimet ti investojnë në tokat e të parëve me një lehtësi të plotë pa pasur hallet e pafundme të zinxhirit të pronave e pa pasur nevojë të kalojë në procedura që kërkojnë firmat e të gjithëve, me një mbështetje të fuqishme qoftë për dhënien e lejeve e për të ndërtuar agroturizmat, dhe për t’i dhënë mundësi ekonomisë të fuqizohet edhe më shumë falë turizmit e milionë turistëve”, tha Rama teksa bëri me dije se qeveria ka një plan ambicioz për Shkodrën, por nuk ka zbuluar detaje.
Të nderuar qytetarë! Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të…
Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Kristiano Ronaldo ka thënë se Kilian…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…
Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të…
Deputetet në Komisionin e Medies dëgjuan anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për…
Mesditën e sotme, Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka marrë një telefonatë nga…
This website uses cookies.