Rama: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro. Përfundon procedura për mbylljen e TikTok

Edi Rama njoftoi gjatë

Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë rubrikës “Sy m’SY” se paga minimale në Shqipëri do të arrijë në 500 euro, duke hyrë në fuqi nga janari 2026. Rama tha se kjo rritje e pagës minimale është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve ekonomike për punonjësit në vend.

“Kur ne morëm detyrën pagën mesatare në sektorin publik e kishim 372 euro, sot në 2024 e mbyllëm me 1 mijë euro pagën mesatare. Kemi bërë një rritje shumë të lartë, po të them që pagën mesatare të përgjithshme e kishim 322 euro dhe sot e kemi 830 euro e përgjithshmja. Po pagën minimale. E kishim 157 euro, e kemi 400 euro. Dhe në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do futet në efekt nga janari 2026. Shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale sot”, tha Rama.

Rama foli edhe për mbylljen e aplikacionit TikTok në Shqipëri, duke bërë të ditur se procedurat për bllokimin e tij kanë përfunduar për telefonat smart. Ai paralajmëroi përdoruesit që të shmangin përdorimin e VPN-ve të dyshimta, pasi ato mund të përmbajnë rreziqe nga hacker-at që mund të vjedhin të dhënat personale.

“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për të shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët”, tha Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.