Rama nga Shëngjini: Rrugët dhe turizmi, synimet tona për 2024
Infrastruktura rrugore dhe turizmi duket se janë prioritetet e qeverisë shqiptare për vitin 2024.
Këto i bëri të ditura të mërkurën për gazetarët kryeministri socialist Edi Rama, pas një mbledhje dy ditore të qeverisë së tij dhe zyrtarëve të
lartë të PS në Shëngjin.
“Diskutuam per veprat më të mëdha të infrastrukturës rrugore veçmas për korridorin blu” tha zoti Rama. Ai premtoi se brenda viti do hapet aksi rrugor Thumanë- Kashar, pjesë e Korridorit Blu dhe me gjasë edhe hekurudha Tiranë – Durrës.
Zoti Rama tha se ka kërkuar financimin e bypasit të Elbasanit, pjesë e koridorit të 8-të, i cili në pjesën shqiptare po zgjerohet me shpejtësi.
Kryeministri tha se po synohet që investimet në infrastrukturë të bëhen nga burimet e brendshme.
Edhe një herë zoti Rama tha se “Synojmë të bëhemi kampione në Ballkan për turizëm”.
“Ekonomia ka nevojë për shtysë të fortë” tha ai lidhur me ndryshimet ne strukturën e qeverisë dhe krijimin e ministrisë së ekonomisë, kulturës dhe inovacionit. Zoti Rama vuri theksi tek procesi i dixhitalizimit, që në vlerësimin e tij është ende i prapambetur në Shqipëri.
Kryeministri socialist ka folur edhe lidhur me marrëdhëniet me opozitën, veçmas në parlament. Rama e paralajmëroi këtë të fundit se do të “kemi të njëjtën qasje si deri tani përballë “luftës” fizike në Kuvend”. Ai tha se ne nuk do të bëjmë luftë me ata që ndezin flakadanë në parlament. Ndonëse nuk e përmendi me emër zotin Berisha, kryeministri Rama tha se situata në parlament është problemi i një njeriu që ka probleme me drejtësinë.
Lidhur me disa ligje që kërkojnë vota të cilësuara, veçmas ligji për amnistinë, zoti Rama la të kuptohet se ato edhe mund të mos miratohen. “Nuk jemi të shtrënguar të bëjmë asgjë!” tha ai.
Lidhur me çështjen Beleri, zoti Rama tha gjithçka që duken si mu