Categories: LajmeEkonomi

Rama nga Shëngjini: Rrugët dhe turizmi, synimet tona për 2024

Infrastruktura rrugore dhe turizmi duket se janë prioritetet e qeverisë shqiptare për vitin 2024.

Këto i bëri të ditura të mërkurën për gazetarët kryeministri socialist Edi Rama, pas një mbledhje dy ditore të qeverisë së tij dhe zyrtarëve të 
lartë të PS në Shëngjin.

“Diskutuam per veprat më të mëdha të infrastrukturës rrugore veçmas për korridorin blu” tha zoti Rama. Ai premtoi se brenda viti do hapet aksi rrugor Thumanë- Kashar, pjesë e Korridorit Blu dhe me gjasë edhe hekurudha Tiranë – Durrës.

Zoti Rama tha se ka kërkuar financimin e bypasit të Elbasanit, pjesë e koridorit të 8-të, i cili në pjesën shqiptare po zgjerohet me shpejtësi.

Kryeministri tha se po synohet që investimet në infrastrukturë  të bëhen nga burimet e brendshme.

Edhe një herë zoti Rama tha se “Synojmë të bëhemi kampione në Ballkan për turizëm”.

“Ekonomia ka nevojë për shtysë të fortë” tha ai lidhur me ndryshimet ne strukturën e qeverisë dhe krijimin e ministrisë së ekonomisë, kulturës dhe inovacionit. Zoti Rama vuri theksi tek procesi i dixhitalizimit, që në vlerësimin e tij është ende i prapambetur në Shqipëri. 

Kryeministri socialist ka folur edhe lidhur me marrëdhëniet me opozitën, veçmas në parlament. Rama e paralajmëroi këtë të fundit se do të “kemi të njëjtën qasje si deri tani përballë “luftës” fizike në Kuvend”.  Ai tha se ne nuk do të bëjmë luftë me ata që ndezin flakadanë në parlament. Ndonëse nuk e përmendi me emër zotin Berisha, kryeministri Rama tha se situata në parlament është problemi i një njeriu që ka probleme me drejtësinë.

Lidhur me disa ligje që kërkojnë vota të cilësuara, veçmas ligji për amnistinë, zoti Rama la të kuptohet se ato edhe mund të mos miratohen. “Nuk jemi të shtrënguar të bëjmë asgjë!” tha ai. 

Lidhur me çështjen Beleri, zoti Rama tha gjithçka që duken si mu

RTSH Shkodra

Recent Posts

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

3 minutes ago

Primaret në PD, Bushati: Heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet

Deputeti i PD-së, Helidon Bushati, nuk do të rikandidojë për deputet në zgjedhjet e 11…

5 minutes ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash, ulen temperaturat

Ditën e sotme (19 shkurt) moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me…

7 minutes ago

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

15 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

16 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

16 hours ago

This website uses cookies.