Rama: Nivel i ri investimesh në institucionet arsimore nga veriu në jug
Dy shkolla të reja të Burrelit, gjimnazi “28 Nëntori” dhe shkolla 9-vjeçare “Mustafa Gjestila” kanë hapur dyert.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga rindërtimi i këtyre dy shkollave, teksa u shpreh se ato do t’u shërbejnë 600 nxënësve dhe mësuesve matjanë me standardet më të mira.
Rama ritheksoi angazhimin se këtë vit do të ngrihen në një nivel të ri investimet në institucionet arsimore nga veriu në jug.
“Edhe dy shkolla të reja të Burrelit, gjimnazi “28 Nëntori” dhe shkolla 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”, kanë hapur dyert me standardet më të mira për 600 nxënës e mësues matjanë, me angazhimin se këtë vit do të ngremë në një nivel të ri investimet në institucionet arsimore nga veriu në jug”, shkroi Rama në rrjetet sociale.