Rama njësoj si Macron: Thirrje për armëpushim, vuajtjet e tmerrshme në Gaza duhet të marrin fund

rama11111

rama11111

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Forumin e Paqes në Paris. Nga Parisi ai ka bërë thirrje për armëpushim në Gaza, ndërsa theksoi se vuajtjet për civilët duhet të marrin fund.

Në një postim në platformën “X”, Rama thekson se zgjatja e këtyre vuajtjeve do të ushqente ambicien te Hamasi.

“Në Forumin e Paqes të Parisit, pata mundësinë të takohesha me një sërë udhëheqësish e zyrtarësh të lartë. Për Gazën, të gjithë ramë dakord se konflikti dhe vuajtja e tmerrshme që ai po shkakton duhet të marrin fund. Si anëtarë të përkushtuar të NATO-s, shohim një model shqetësues, një këmbëngulje të mbrapshtë për të ndezur konflikte e mbjellë kaos në hemisferën veriore, përfshi Ballkanin Perëndimor. Këta agjentë kaosi duhen ndalur dhe duhen goditur. Për fat të keq, zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza, s’bën tjetër veçse ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit”, shkruan Rama.

Ndër të tjera Kreu i qeverisë shprehet se, “ndihem i inkurajuar nga përkushtimi i mikpritësit tonë këtu në Paris, Presidentit të Francës, Macron, i cili, të shtunën, më 10 nëntor, drejtoi një thirrje të fortë për armëpushim të menjëhershëm. Bie dakord me vlerësimin e Presidentit Macron se armëpushimi është edhe në të mirën e Izraelit”.

“Si një vend i paqtë, me shumë besime fetare dhe një rini energjike, fundi i menjëhershëm i vuajtjes së civilëve qoftë të popullit palestinez, ashtu edhe atij izraelit dhe arritja e paqes së qëndrueshme midis këtyre dy kombeve është me interes strategjik për Shqipërinë. Unë do të vazhdoj të punoj për këtë bashkë me udhëheqës e zyrtarë të tjerë”, përfundon Rama.

Forumi i paqes në Paris, mbahet më 10 dhe 11 nëntor, dhe marrin pjesë mbi 50 shtete. Në prag të forumit Rama bëri me dije se do t’i prezantonte Presidentit Francez Emmanuel Macron një plan për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si dhe tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.