Rama njofton reformë dhe te inspektimet: Jo më gjoba të befasishme, krijojmë një forcë të re autonome
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se edhe në sektorin e Inspektimeve do të ketë reforma të thella, që sikurse tha, inspektoratet do të reduktohet dhe do të shkëputen nga ministritë, për të dalë në formë autonome.
I pranishëm në eventin që u organizua tek Shtëpia e Biznesit, Rama theksoi se, “Inspektimet sot janë pikë e dobët dhe pavarësisht përmirësimeve që janë bërë dhe sa më pak e ndjenin presionin e inspektorëve në raport me korrupsionit por ky presion vazhdon të jetë një presion që nuk mund dot të justifikohet sepse sot jemi në një fazë që mund të bëjmë një kapërcim tjetër”
Duke vlerësuar këtë organizim , Kryeministri Rama theksoi nevojën për ta shfrytëzuar këtë rast për të përsëritur atë që në thelb është shtet bërja.
“Krijimi i strukturave dhe mekanizmave që e bëjnë raportin mesë shtetit dhe qytetarit të bazuar në të vetmen alternativë që do të thotë që shteti nuk bënë dot pa qytetarin por dhe qytetari nuk bënë dot pa shtetin. Ndërmjet këtyre nuk ka asnjë alternativë tjetër si korrupsioni”.
Duke folur për modelin që do ndiqet për këtë referomë, Rama shpalosi në fjalën e tij idenë që duhet të krijohen bazat për një fazë të re në këtë drejtim duke ndryshuar dhe qasjen por edhe përmbajtjen në të gjithë kornizën e shtetit, të figurës së inspektorit dhe duke e kaluar këtë në një status të ri, sic është statusi që kanë doganat apo një pjesë e sistemit të tatimeve apo shërbimi civil.
“Një reformë e inspektorateve, një shkurtim i rëndësishëm i numrit të tyre, një bashkim i një sërë funksionesh që sot janë të ndarë çdo funksion një inspektoriat në një grup inspektoriatësh dhe një shkëputje e inspektoriatëve nga ministritë për të dalë si një forcë e re dhe autonome në veprimtarinë e vet nën ombrellën e kryeinspektorit të përgjithshëm të shtetit”.
Në këtë kuadër Rama theksoi se, “ky trup nuk do të jetë një trupë që do të ketë dhe gurin dhe arrën. Pra, nuk do të jetë një trupë që edhe do të vendosë gjobat dhe marrë në shqyrtim ankesat. Marrja e ankesave do të bëhet edhe me pjesëmarrjen e komisioneve të apelimit të përfaqësuesve të biznesit në mënyrë transparente dhe sa më kolegjiale për të krijuar një barrikadë që të mos kapërcehet dot kaq lehtësisht ku përgjithësisht komisionet e apelimit lënë në fuqi vendimet e marra më parë nga inspektorët. Përtej, do të vendosim një parim të ri, jo gjobë në vizitën e parë. Kjo do ta bëjë të pamundur shfaqjen në befasi të inspektoriatit te dera dhe vendosjen ose jo të një gjobe mes marrëveshjes së heshtur që i përcjell nga dera duke i dhënë atë që ju biznesmenët jeni “viktimat” në aspektin për raportin me inspektorët. Vizita e parë vetëm regjistrim të problemit dhe këshillim.”
Në gjykimin e kryeministri Rama korrupsioni ndodh gjithmonë kur shteti nuk arrin dot ti shërbej në mënyrë të barabartë qytetarëve.
“Korrupsioni është një alternativë kur në të gjitha rastet kur strukturat apo mekanizmat që duhet të përmbushin detyrat e shtetit ndaj qytetarit kur nuk i arrin ti përmbushi në mënyrë të pabarabartë, krijohen padrejtësi dhe e drejta nuk është e njëjtë. Kjo është një luftë për një shtet bërje që hap pas hapi kjo hapësire e korrupsionit të ngushtohet. Na ndihmojnë shumë tërësia e problemeve të identifikuara por dhe dija dhe eksperienca e fituar dhe ndihma që na jepet nga BE-ja”.