Rama: Paga mesatare në 2030 do të shkojë në 1250 euro

Edi Rama deklaroi sot se

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paga mesatare në Shqipëri ka pësuar një rritje historike, duke arritur në 830 euro në totalin e saj mes sektorit publik dhe atij privat. Në rubrikën Sy m’Sy në rrjetin social Facebook, Rama theksoi se në Shqipërinë e 2030-ës,  paga mesatare do të jetë 1250 euro.

 “Vitin 2024 e mbyllëm me një pagë mesatare në sektorin publik prej 1000 eurosh, sipas të dhënave të INSTAT. Objektivi ynë është që në vitin 2030, kjo pagë të arrijë në 1250 euro,” u shpreh Rama.

Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një fazë të fortë të rritjes ekonomike, çka ka krijuar mundësinë për të rritur ndjeshëm pagat në të gjitha sektorët. Ai theksoi se rritja ka prekur edhe arsimin, ku paga mesatare për mësuesit është rritur nga 420 euro në 950 euro.

“Mësuesit e dinë shumë mirë për çfarë po flas, sepse e ndjejnë në xhepat e tyre këtë ndryshim,” shtoi kryeministri.

Rama bëri gjithashtu të ditur se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i vendit është pothuajse trefishuar që nga fillimi i mandatit të tij, duke kaluar nga 9.6 miliardë euro në afro 25 miliardë euro në fund të vitit 2024.

“Sot, Shqipëria ka mundësi të paguajë paga shumë më të larta se dje. Dhe do të vazhdojnë të jenë më të larta, sepse ekonomia është në një cikël rritjeje të qëndrueshme,” përfundoi Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.