Rama pas intervistës në RAI-3: Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush
Kryeministri Edi Rama reagoi të hënën pas intervistës së transmetuar një natë më parë nga emisioni “Report” i televizionit RAI 3.
Rama, nëpërmjet një postimi në mediat sociale, shprehet se, “Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”.
“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje!. Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”, u shpreh Rama.