Lajme

Rama për “LA7”: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia

Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia”, ka qenë kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste për Federico Marconin në “LA7”.

Pyetur mbi raportet me homologen italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se kushdo që e njeh nuk mund të mos ruaj marrëdhënie të mira me të. Rama shtoi se Meloni është një person real dhe i drejtpërdejtë.

Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, sepse ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë. Nuk ka rëndësi nëse i përket të djathës, së majtës, është kryeministrja e Italisë, një vendi me të cilën Shqipëria është i lidhur përjetë. Për mua ideologjitë kanë vdekur kur ra muri i Berlinit. Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, dhe ka shumë që mendojnë se do jemi si Gjermania, unë u them shikoni Italinë, ajo do jetë Shqipëria e së ardhmes”, u shpreh Rama.

Pyetur më tej mbi mënyrën si erdhi marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, Rama u shpreh se “nuk është se ishim në plazh dhe duke parë yjet na lindi kjo ide. Jo ishte ndryshe. Ka pasur një diskutim më parë”.

Ndalur te kostoja e projektit e cila pritet të kapë vlerën e 800 milionë eurove për një periudhë 5-vjeçare, Rama u shpreh se Shqipëria ka zero kosto, pasi kalkulimet i bën Italia.

Janë kalkulime që i bën qeveria italiane. Shqipëria nuk ka kosto dhe përgjegjësi ligjore. Shqipëria ka dhënë disponibilitetin për të mirëpritur emigrantët që do i sjellë Italia, në një territor me qendra që do ndërtohen nga Italia”, theksoi kryeministri.

Qendrat e pritjes së emigrantëve pritet të hapen së shpejti, ndërsa vetë kryeministrja Meloni i inspektoi ato së bashku me kryeministrin Edi Rama gjatë muajit qershor. Stafi italian që do të menaxhojë qendrën nga shtatori është udhëzuar që të kenë etikë dhe të bëjnë kujdes me sjelljen e tyre në raport me popullsinë vendase në zonën e kampit.

Ndërkohë, agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, do të monitorojë tre muajt e parë të zbatimit të marrëveshjes.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

15 minutes ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

32 minutes ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

38 minutes ago

“Shkodra Elektronike” zhvillon provën e parë në Basel, gati për skenën e madhe në Zvicër

Grupi përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision 2025, “Shkodra Elektronike”, është ngjitur për herë të parë…

47 minutes ago

Një libër për adoleshentët – “Labirint në tru” për sfidat e rinisë në Bibliotekën Publike “Marin Barleti”

Në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër u promovua libri “Labirint në tru” i…

1 hour ago

Turistët e huaj të dashuruar me Shkodrën – “Jemi të mahnitur nga bukuria natyrore e qytetit”

Shkodra po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara për…

1 hour ago