Rama: Përjetoni përvojën magjike të “Zâ Fest” në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët që t’i bashkohen aktivitetit “Zâ Fest” në Shkodër më 18-19-20 Korrik.
“ZA Fest” është një krijim artistik i kantautorit Vlashent Sata dhe vjen këtë vit me edicionin e tij të tetë, që do të mbahet në qytetin artdashës të Shkodrës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video informuese mbi këtë aktivitet artistik ku përgjatë 3 netëve do të perfomojnë artistë shqiptarë e të huaj.
“ZA Fest” synon promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës. Më herët ky festival është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh.
Kësaj here vëmendja mbetet brenda qytetit, e sidomos te kalaja e Rozafës.