Categories: LajmePolitikë

Rama: Plazhet shqiptare do jenë destinacioni i francezëve për pushimet e verës

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se plazhet shqiptare pritet të jenë destinacioni i francezëve për të kaluar pushimet përgjatë verës së këtij viti.

Duke iu referuar mediave franceze të udhëtimeve Rama shkruan se ato “e përshkruajnë Shqipërinë si një përvojë e pasur me zbulime për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, traditave lokale dhe turizmit të aventurës, pa lënë mënjanë bukuritë e bregdetit

Ai shton se “rreth 3 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë gjatë janarit të këtij viti, një shifër premtuese për një treg në rritje nga vendet e Evropës perëndimore”, shkruan kryeministri Rama.

Ndërsa më poshtë po paraqesim një pjesë të shkrimit të një prej mediave franceze të udhëtimeve mbi përshtypjet e tyre për vendet turistike dhe plazhet shqiptare; Me 363 km vijë bregdetare të larë nga detet Adriatik dhe Jon, Shqipëria ka shumë plazhe të mrekullueshme me rërë, gjire dhe dete të veçuar, ku krahasohen shpesh me ato të Karaibeve.

Përveç plazheve të panumërta, vendi ofron edhe peizazhe piktoreske dhe qytete të shumta, disa më turistike se të tjerët.

Ja një listë me qytetet më të mira në Shqipëri, të përzgjedhura nga Euroneës.

Apolonia, një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë

Është një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri, ku mund të eksploroni një vend të madh rrënojash greke. Ky vend është tepër i ruajtur dhe çuditërisht i zbrazët, pavarësisht vlerës historike dhe rëndësisë turistike.

Vizitorët do të kenë mundësinë të vëzhgojnë fasadën e tempullit ende në këmbë, teatrit dhe monumenteve dhe rrënojave të tjera antike. Ata gjithashtu do të gjejnë në vend një kishë madhështore mesjetare, kushtuar Sainte-Marie, e cila dëshmon për kristianizimin e shpejtë të rajonit.

Vlora, afër Italisë

I vendosur vetëm 72 km nga bregdeti italian, në jug të Tiranës, qyteti i Vlorës është gjithashtu një nga qytetet historike në Shqipëri. Lindja e saj daton në shekullin e 6 para Krishtit.

Pranë qytetit është plazhi i Jalit, një plazh i bukur, i izoluar dhe i qetë. Qyteti ka një nga portet natyrore më të famshme në vend, ku bën pjesë edhe ishulli i Sazanit.

Dhërmiu, ndalesa e duhur e udhëtimit në Shqipëri

E vendosur në gjysmë të rrugëve midis Vlorës dhe Sarandës në bregdetin Jon, fshati Dhërmi është një domosdoshmëri për çdo qëndrim në Rivierën shqiptare. Është i njohur për peizazhet e tij, detin dhe malet në sfond.

Ky fshat është një nga vendet më të vizituara turistike në të gjithë bregdetin shqiptar.

Borshi, vendi ideal

Borshi, po ashtu pjesë e  Rivierës shqiptare është vendi ideal për ujin e pastër dhe peizazhin e bukur malor.

Borshi është i njohur për plazhin e tij, më i gjati në rajon.

Saranda një nga qytetet më të rëndësishme turistike

Saranda ndodhet në jug-perëndim të Shqipërisë, në ekstremin e detit Jon. Është një nga qytetet më të rëndësishme turistike të bregdetit Jon dhe ndodhet afër Parkut Kombëtar të Butrintit, pjesë e UNESCO-s. Nga Saranda mund të bëni një ekskursion në rrënojat e Butrintit.

Vizitorët mund të eksplorojnë plazhin e Ksamilit ku gjeni edhe 4 ishujt e vegjël të mbuluar me bimësi mesdhetare.  Qyteti është gjithashtu vetëm 9 km nga ishulli i Korfuzit, nga ku mund të bëni ekskursione në ishull.rtsh.al/

RTSH Shkodra

Recent Posts

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

25 minutes ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

34 minutes ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

38 minutes ago

3 vite luftë Rusi–Ukrainë, Rama: “Autopiloti” i SHBA është fikur, Europa të reflektojë thellë

Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…

41 minutes ago

Amortizimi i rrjetit elektrik – Banorët e fshatit Mali Hebe: Vazhdimisht kemi shkëputje të energjisë

Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…

42 minutes ago

Turizmi sfida për ekosistemin e liqenit – Ambjentalistët: Aktiviteti njerëzor kërcënues për florën dhe faunën e liqenit të Shkodrës

Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…

45 minutes ago

This website uses cookies.