Gjatë prezantimit të paketës së investimit në Alpe nga kryeministri Rama, rruga e Komanit nuk ka shpëtuar nga vëmendja e këtij diskutimi. Një nga rrugët që ka qënë në vemendjen e kryebashkiakut Benet Beci që në kohën kur ai ishte deputet dhe drejtues i Koorporatës Elektroenergjitike.Në fjalën e tij, kryeministri Rama, i ka garantuar kryebashkiakut se edhe rrugën e Komanit do ta bëjë, pavarësisht se nuk është në territorin e bashkisë Shkodër.
Projekti për rikonstruksionin e rrugës “Qafë Qelë – Koman”, u prezantua në muajin Shkurt të vitit 2021 nga Benet Beci në kohën kur drejtonte Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare. Projekti parashikon ndërhyrjen në të gjitha shtresat e rrugës, vijëzimin dhe vendosjen e sinjalistikave, si dhe ndërhyrjen për mbrojtjen e rrjedhave të cilat shkaktojnë gërryerjen e urave.Rikonstruksioni i kësaj rruge veç përmirësimit të eksperiencës turistike duke përfshirë në guida edhe udhëtimin me traget përmes liqenit të Komanit, ka një ndikim të madh edhe në cilësinë e jetës për komunitetet, si dhe ofron mundësi për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të zonës. Njëkohësisht sjell edhe rritjen e sigurisë së lëvizjes në rrugë.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.