Rama pret kryediplomatin italian, firmoset marrëveshja e pensioneve
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria dhe Italia kanë firmosur midis tyre marrëveshjen për njohjen e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali.
Kreu i qeverisë shqiptare e ka bërë të ditur firmosjen e kësaj marrëveshjeje pas takimit që ka pasur në Kryeministri të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.
“Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan Edi Rama në rrjetin e tij social, në Facebook.
Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Për të ardhur te kjo marrëveshje, janë dashur rreth 10 vite nga qeveria shqiptare.
Në vitin 2016, ishin 250 mijë shqiptarë të regjistruar si të punësuar në Itali dhe 19 mijë italianë të regjistruar në Shqipëri. Ndërsa tashmë pritet që nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali.