Rama pret liderët e BE-së me vallet e minoriteteve dhe kërcimet tradicionale shqiptare

vallet samit

vallet samit

Në mbyllje të sesionit të parë të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian kanë realizuar foton familjare të rastit, ku kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq mbërriti me vonesë. 

Përveç fotos familjare, liderët që marrin pjesë në Procesin e Berlinit kanë shijuar edhe kërcimet e valleve popullore, që nisnin me minoritetet në vendin tonë e deri tek vallet tradicionale shqiptare.

Ndërkaq, më herët në diskutimet e zhvilluara në ambientet e Piramidës së rikonstruktuar, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Bashkimit Evropian kanë diskutuar mbi raportet e Ballkanit dhe Evropës dhe nevojës për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

Madje kryeministri Rama bëri edhe një propozim konkret teksa theksoi që një nga shtetet të cilat kanë hapur negociatat me bllokun evropian të ketë statusin e vëzhguesit në raport me Evropën.

Megjithëse kryeministri nuk dha detaje mbi propozimin, ai theksoi se kjo nismë do të rriste unitetin politik mes vendeve të BE-së dhe nga ana tjetër do të përmirësonte qeverisjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

A do të ishte më e drejtë që të trajtohej inercia e kësaj ndasie duke futur statusin e vëzhguesit të vendeve që janë në transit nga çelja e negociatave deri te anëtarësimi. Ky status i ndërmjetëm do të jepte disa privilegje natyrisht pa të drejtë vote.

Do t’u jepte përfitime të të gjitha palëve duke rritur edhe unitetin politik mes Evropës demokratike dhe rritjes së qeverisjes demokratike në Ballkanin Perëndimor. Do të mund të ndanim më mirë barrën sfiduese që shtrihen para nesh”, u shpreh Rama.

Nga ana e tij, presidenti i Këshillit të Evropës Çarls Mishel nënvizoi “Bashkimi Evropian kërkon të vijojë me procesin e zgjerimit pasi sipas tij është investim nga anëtarët aktualë dhe atyre të ardhshëm”.

“Rrugëtimi juaj ka nisur 20 vjet më parë dhe ka qenë rrugë e ngadaltë dhe zhgënjyese për ju dhe ne, por tani është koha për të arritur premisën tonë dhe për të realizuar këtë premtim. Afati ynë është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur shumë, dhe di që e keni krahasuar zgjerimin me një nuse, dhëndri i së cilës nuk vjen në dasmë, por ne po e përgatisim këtë dasmë” u shpreh ai ndër të tjera.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.