Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Kryeministri me një ceremoni zyrtare presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky).
Sikurse u bë me dije edhe nga agjenda zyrtare, kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar një takim kokë me kokë me presidentin Zelenski.
Gjatë mbërritjes së Zelenskit në Kryeministri u vunë re masa të shtuara të sigurisë.
Por teksa dy liderët e Shqipërisë dhe Ukrainës vijojnë takimin e përbashkët, në orën 09:30 do të zhvillohet edhe takimi bilateral mes dy delegacioneve, për të vijuar më pas me nënshkrimin e marrëveshjes mes dy vendeve.
Sikurse është njoftuar edhe më herët në agjendën zyrtare, në orën 11:30 kryeministri Rama dhe presidenti Zelenski do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit të “Ukrainë–Europa Juglindore”.
Ndërkaq, në orën 13.30 pritet të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama dhe presidentit të Ukrainës.
Në dhjetor të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 30 marsin…
Numri i të vdekurve në Bangkok pas tërmetit me magnitudë 7,7 ballë që goditi të…
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të animuar me personazhe të…
Viktimë e një krize të frymëmarrjes dy vite më parë, aktorja franceze Brigitte Bardot është…
Në orën 02:00 të mëngjesit të 30 marsit, akrepat lëvizën 60 minuta përpara, duke rikthyer…
Maldivet e Evropës, plazhe si të Tajlandës – kisha lexuar shumë fraza të tilla për…
This website uses cookies.