Categories: LajmePolitikë

Rama: Prokurimet, pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit. Do t’i neutralizojmë përmes inteligjencës artificiale

Duke i konsideruar prokurimet publike si “pjesën më të neveritshme të qelbit të korrupsionit”, kryeministri Edi Rama bëri me dije se i gjithë procesi do të bëhet transparent me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Në episodin e radhës në Podkastit “FLASIM”, Rama tha se një pjesë e problematikës vjen edhe për shkak se personat që marrin pjesë në këto procedura, nuk kanë nivelin e mjaftueshëm të kompetencave.

Sipas kryeministrit, përmes inteligjencës artificiale do të kapërcehet nevoja e një energjie të madhe njerëzore në procedurat e prokurimeve gjë që, sipas tij do të çojë në thuajse zero korrupsionin.

Për të ardhur te prokurimet që janë një problem ku burojnë plot pasoja dhe ku buron edhe pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit. Ne bëjmë mijëra prokurime në vit, janë dhjetëra mijëra anëtarë komisionesh, persona që marrin pjesë. Këta njerëz duhet të disponojnë dijen e nevojshëm ligjore e teknike për atë që bëjnë.

Dhe një pjesë e problematikës vjen nga niveli jo i mjaftueshëm i kompetencave, gjë që ka bërë që vende edhe më të zhvilluara të krijojnë struktura të tjera. Në momentin kur kjo varet nga i gjithë procesi i ngritjes së kapaciteteve harmonizimit të ligjeve, kjo bëhet një çështje kohe shumë më e gjatë se nevoja që kjo të bëhet tani. Me modelin që ne po bëjmë me inteligjencën artificiale, ne mund ta kapërcejmë komplet. Ne përmes kësaj nuk kemi më nevojë për gjithë këtë energji njerëzore, por neutralizojmë në një masë të madhe, që mos them zero, atë burim qelbi. E kthejmë procesin e prokurimit të fondeve publike në një proces transparent, të thjeshtë dhe të lexueshëm”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Horoskopi për ditën e sotme, 21 shtator 2024

DashiKujdesuni për shëndetin tuaj. Ata që investojnë paratë në bursë mund të pësojnë humbje sot.…

1 min ago

Parashikimi i motit, e shtunë, 21 shtator 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë parashikohet të jetë…

4 mins ago

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

19 hours ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

19 hours ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

19 hours ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

20 hours ago

This website uses cookies.