Rama propozoi konferencë ndërkombëtare për Kosovën, Sarazin: Ide pakuptim. Dialogu, e vetmja alternativë

ea21aecbf6954176a090da46989849c8

ea21aecbf6954176a090da46989849c8

Përfaqësuesi special i qeverisë federale për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin ka deklaruar se Gjermania nuk e mbështet idenë e një konference rajonale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke komentuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për një konferencë paqeje ku të përfshihen lojtarët kryesorë për gjetjen e një zgjidhjeje mes Prishtinës dhe Beogradit, Sarazin tha se një ide e tillë nuk ka kuptim.

LEXO EDHEKryeministri theksoi se nevojitet një konferencë e nivelit më të lartë e thirrur nga Franca e Gjermania me mbështetjen e BE-SHBA

Unë nuk mendoj se ka kuptim të shpikësh diçka të re pasi e kemi një marrëveshje të mirë,”ka deklaruar Sarazin për Euroactiv.

Përfaqësuesi special i qeverisë federale për Ballkanin Perëndimor shpjegoi më tej se të dyja palët e kanë bërë shumë të qartë, të paktën me fjalët e tyre, se qëndrojnë pranë marrëveshjeve të arritura deri më tani, në veçanti Marrëveshjes së Ohrit dhe aneksit të saj të vitit 2023.

Mendoj se është e rëndësishme që ne të përpiqemi të fillojmë zbatimin dhe të nxjerrim një bilanc pozitiv hap pas hapi në mënyrë që marrëveshja të funksionojë”, u shpreh ai.

Sarazin vuri në dukje se qeveria federale është e vendosur të mbështeste dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe planin franko-gjerman.

Nuk ka alternativë tjetër përveç vazhdimit të dialogut dhe përpjekjes për të rifilluar zbatimin e marrëveshjes” tha Sarrazin, i cili u ka bërë thirrje të dyja palëve “që të angazhohen pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive në këtë proces”.

Sarrazin shtoi se të gjithë ata që ai njeh në Kosovë, duan t’i përmbahen marrëveshjeve të Ohrit, duke përfshirë Asociacionin e Komunave Serbe.

Përshkallëzimi nuk duhet të jetë një mjet për të shkatërruar dialogun shumë lehtë. Palët duhet të kthehen në rrugën për të cilën është rënë dakord dhe nuk do të lihen thjesht të largohen nga dialogu”, nënvizoi ai.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.